TËRMETET DHE URBANISTIKA. Liberale, 28. 09. 2019



Një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi të shtunën e fundit kur qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe disa qyteteve të tjera u sulmuan në formën dhe përmasën që nuk e kishin përjetuar kurrë. Një tërmet i fuqishëm, hyri në jetët e tyre për pak sekonda, për të mbetur aty për një kohë të gjatë.
Tërmetet janë një dukuri natyrore, që pa më të voglin dyshim askush nuk mund ti parashikoj kur dhe ku do të ndonin. As shoqëritë që i janë dorëzuar shkencës prej 500 vjetësh nuk e kanë privilegjin që të paralajmërohen. Për këtë nuk ka asnjë diskutim, dhe unë besoj se edhe për shumë kohë, e ndoshta asnjëherë, humanët nuk do ta paranjohin rrezikun që po ju afrohet prej tyre. Në këtë kuptim, ne shqiptarët nuk duhet të ndihemi sikur jemi “prapa bote”!
Ne jemi thjeshtë të keqqeverisur, dhe kjo mund të konstatohet kudo ku individi varet nga qeverisja. Për të mbetur të tërmeti; ne mund ta konstatojmë faktin në mënyrën sesi institucionet shtetërore kryejnë detyrat e tyre në fazën post-tërmet. Një fazë shumë e rëndësishme kjo, në raport me faktin sesa kohë dhe sa thellë do mbetet tërmeti në jetët e individit të shoqërisë. Këtu individit i duhet shteti! Sa më mirë të reagojnë ingranazhet e shtetit, aq më shpejt individi i kthehet normalitetit, dhe e kundërta. Për këtë qëllim në vendet e mirëqeverisura, institucionet e qeverisë zhvillojnë protokolle reagimi, të cilat i ndjekin me përpikmëri kurse vendet e keqqeverisura e nisin cdo herë nga fillimi. Njësoj sikur të mos ishin ndeshur ndonjëherë me një fenomen të tillë, shoqëritë e keqqeverisura për një kohë të gjatë, fillojnë e improvizojnë reagime spontane dhe të fragmentarizuara.
Më vjen keq që e them për kombin tim, por ne shqiptarët e kemi toleruar veten ti përkasim grupit të dytë të shoqërive, pra atyre të keqqeverisura. Edhe ky tërmet, sikurse shumë sulme të tjera të natyrës në vitet e fundit, dëshmon se ne jemi një shoqëri që, fillojmë të ndërtojmë tualetin kur na duhet ta përdorim. Mirëpo, nëse nisim ta ndërtojmë kur na duhet ta përdorim, vetëm pas pak tullave të vendosura nuk do na duhet më, kështu që e ndërpresim ndërtimin për të vijuar me rutinat tona derisa të ndjejmë se na duhet përsëri ta përdorim; dhe kështu vijojmë në cikle vet-përsëritëse pa pasur kurrë tualet.
I bindur se, jo ky shkrim modes i opinionit por as dhjetëra manuale të sjelljes qytetare  në demokraci, nuk mund ta ndryshonin dot menjëherë këtë qasje kulturore të shoqërisë tonë; do të preferoja të kaloja te një gjë që shoqëria jonë e ka utilizuar edhe më parë, por që duket se dekadat e fundit ka vendosur ta injorojë. E kam fjalën për zhvillimin ndërtimor të planifikuar më parë dhe vecanërisht; si mund të shërbehemi nga dija shkencore e urbanistikës, në mënyrë që sulmi nga tërmetet të na rrezikojë sa më pak jetën dhe shëndetin, por edhe mirëqënien pronësore.
Dy janë mjetet që mund të përdorim, kemi përdorur më parë, dhe që duhet me urgjencë tju rikthehemi. Së parin kemi planifikimin e nivelit kombëtar. Përvec planifikimeve territoriale të infrastrukturave, si aeroporte, porte, rrjet kombëtar hekurrudhor apo rrugor dhe të tjera si këto; një mirëqeverisje ka detyrë të angazhohet edhe me planifikimin dhe shpërndarjen e balancuar dhe të duhur të popollsisë nëpër territorin kombëtar. E thënë me fjalë më të thjeshta, e ka për detyrë të kontrollojë dhe në këtë kuptim të përcaktorë vendosjen dhe shtrirjen e qëndrave të banuara nëpër territorin kombëtar.
Ka shumë variabla që ndikojnë në një shpërndarje të drejtë të popullsisë, por një nga më të rëndësishmet prej tyre është harta e rajonalizimit të aktivitetit sizmik të vendit. Një zhvillim i paraprirë nga një planifikim i tillë, pa dyshim që do ti ulte shumë rreziqet dhe dëmet nga një sulm natyror si tërmeti. Në fakt, kjo vjen edhe për sulmet e tjera natyrore, sikurse mund të jenë rreshjet e dendura, që gjithmon e më shumë po përmbysin qëndrat tona të banuara. Mirëpo, qeveria jonë e rilindjes, jo për shtrirjen territoriale të qëndrave të banuara që nuk i shkon mendja, që duhet pranuar që nuk është një gjë kaq e lehtë; por as për planifikimin kombëtar të infrastrukturave kombëtare nuk gjen dot kohë. A e keni dëgjuar Kryebashkiakun e Republikës kur cdo javë prezanton nga një aeroport të ri që do të ndërtoj!
Së dyti është planifikimi i nivelit vendor. Aspekti më i rëndësishëm i planifikimit vendor, që në fakt është arsyeja pse hartohen plane urbane për qëndrat e banuara, është akomodimi në territor i rritjes së qytetit. Thënë thjesht, dhënia përgjigje se ku do vendosen qytetarët e rinj të qytetit, pra rritja natyrore (lindjet) dhe rritja mekanike (imigrimi) i popullsisë. Ka dy mënyra për ta bërë këtë; ose nëpërmjet densifikimit të zonave urbane të mëparshme, pra rritja e numrit të kateve të godinave; ose nëpërmjet shtrijeve të reja urbane duke përshtatur për zhvillim të territoreve në gjendje natyrore apo përdorime të tjera.
Cdo grup pune që duhet të ngrihet për të drejtuar procesin e hartimit të Planit urban të qytetit duhet të përfshijë në vetvete inxhinierë të specializuar për cështjet sizmike apo të mekanikës së dherave dhe të orientohet nga hartat e mikrorajoneve të veprimtarisë sizmike apo studime të tjera. Sepse vetëm nën asistencën e kësaj ekspertize dhe këtij informacioni tekniko-shkencor, një grupi i punës mund të bëj propozimet më të mira për qytetin, përfshirë ato në lidhje me minimizimin e dëmeve nga tërmeti, përmbytjet etj. Mirëpo, c’të themi për Planet territoriale të qyteteve tona; ato janë hatuar nga një njeri i vetëm, janë Plane individuale, Planet e Boerëve.


Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017