PSE VENDIMARRJE SI AJO PËR SHKATËRRIMIN E TEATRIT KOMBËTAR NUK MUND TË NDODHIN NË PARIS?! Liberale, 06. 08. 2019



Të martën e kaluar isha i ftuar në emisionin Tempora të Sonila Mecos, që transmetohet në Ora Neës. Përfshirja e gjerë teknike nëpërmjet pjesmarrjes së artistëve, sociologëve, arkitektëve, urbanistëve, juristëve, ekonomistëve dhe politilogëve e kthyen emisionin në një forum të vërtetë multidisiplinor, nga ata që i trajtojnë shterueshëm pikëpyetjet e një debati bazik publik, sikurse është ky për prishjen e godinës historike të Teatrit. Refuzimi i përfaqësuesve të autoriteteve qeverisëse për të pjesmarr në këtë debat, jo vetëm që nuk ja uli vlerat, por vërtetoi se diskursi pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë themel logjik, moral apo teknik.     
Nëse duhet ti gjejmë patjetër një ‘cen’ atij emisioni, atherë ajo ishte kufizimi që sjell koha televizive. Televizioni ka kohët e veta, emisionet që ai prodhon nuk mund të përfundojnë atherë kur është shteruar cështja në trajtim; por në të kundërt, cështja në trajtim duhet të laborohet sa më gjerë brenda kohës televizive që është përcaktuar për emisionin. Kështu që edhe ky nuk mund të konsiderohet ‘cen’ i emisionit, përderisa vet media vizive ka mundësi të prodhojë e emetojë emisione të tjera, apo lloje të tjera mediash mund të trajtojnë më tej elementë të të njëjtës temë.
Nëpërmjet këtij shkrimi të opinionit do të synoj të shkojë më në brendësi të një prej pyetjeve më domethënese në Temporan e javës së kaluar: ‘nëse një situatë e tillë do ndodhte në Paris, si do reagonin qytetarët’? Këtë pyetje, znj. Meco, ja drejtoi pedagogut shqiptar që jetonte në Paris prej 13 vjetësh, Prof. Dr. Nezir Kraki; ndërsa përgjigjja e tij e drejtpërdrejtë por e kufizuar nga diferenca kulturore ose koha televizive, ishte: ‘në Francë kjo ide nuk do të kishte ardhur kurrë!’
Për qasjen kulturore të Profesorit shqiptar, që ju flet për demokracinë studentëve të një populli që e njeh dhe e praktikon atë prej 200 vjetësh- vecanërisht element të demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet përfshirjes qytetare në cështjet e ribërjes së qytetit – përgjigjja e tij koncize ishte edhe shteruese; por kam ndrojë se nuk ishte kështu për botkuptimin e popullit të tij që nuk ka jetuar në Francë (qoftë edhe për vetëm 13 vjet), por në Shqipërinë e tranzicionit që nuk mbëriti kurrë në demokraci! Akoma më keq, kam frikë se përgjigja e tij mund të interpretohet – sikurse ka ndodhur në këto vite - se në Francë një ide e tillë nuk mund të prezantohet sepse atje drejtojnë enjgjëjt e zbritur nga qielli, të njëjtët për nga morali e dashuria për popullin me Jezusin !
Jo, cështja nuk ka asnjë lidhje me fatin! Sepse francezët nuk janë fatalistë –ata nuk presin që fati ti sjelli një profet që mendon për ta- francezët, sikurse cdo popull perëndimor janë të lirë, sepse janë të përgjegjshëm. Ata liderin e zgjedhin vet, dhe e mbajnë nën kontroll gjatë gjithë qeverisjes, e vlerësojnë për cdo veprim apo diskurs politik të tij, dhe mbi të gjitha, nuk lejojnë asnjë shmangje sado të vogël nga parimet e praktikat e demokracisë, të veprimit qeverisës.
Francezët do ja kishin ndërprerë mandatin menjëherë dhe nuk do e pranonin një ditë më shumë në rolin e kryeministrit, njeriut që sillet si kryebashkiak i Republikës, duke shpërdoruar paratë publike në vogëlsira lokale - si prishja e ndërtimeve paleje apo me leje të pamoralshme, dhënia e lejeve të ndërtimit, lyerja e fasadave të dukshme të ndërtesave të dukshme të qendrave  të qyteteve, mbjedhja e palmave apo bërja pedonale të shesheve qëndrore të qyteteve apo fshatrave të rëndësishme- ndërsa ka hequr dorë, që ditën e parë, nga sjellja si Kryeministër dhe angazhimi në funksione e përgjegjësi që i përkasin qeverisjes qëndrore dhe për të cilat është votuar.  
Ishin të gjitha këto, dhe të tjera si këto, veprime e vendime qeverisëse të gjashtë viteve të fundit që na larguan akoma më shumë nga Franca dhe vende të tjera demokratike. Ato, përditë e nga pak zvogëluan demokracinë tonë në dy plane: së pari duke shkatërruar qeverisjen vendore (e cila është më afër me qytetarin) dhe e dyta duke larguar përfundimisht qytetarin dhe grupet e interesit nga pjesmarrja në mënyrë të drejtpërdrejtë në qeverisje. Para gjashtë vitesh ishim në demokraci hibride, kuse sot në oligarki. Dhe kjo nuk ndodhi në një ditë por cdo ditë e nga pak, në sytë tanë që shpesh i mbajtëm të mbyllur. Prandaj, në Paris, Romë, Berlin, e në cdo kryeqytet perëndimor, qeverive nuk mund tu vijnë kurrë këto ide; sepse qytetarët sillen si qytetar që ditën e parë.

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017