Posts

Showing posts from January, 2019

PPP-TË SI NJË PREZANTIM I FASHIZMIT NË EKONOMI! Mapo, 30. 01. 2019

Image
Prej vitesh, tashmë, mbetem në bindjen se nuk është korrupsioni problemi më i madh i shoqërisë shqiptare. Problemi më i madh i saj është se akoma pas 27 vjetësh nuk ka kuptuar themelet e sistemit ku po kërkon të zhvillohet. Populizmi dhe demagogjia po e mbajnë larg kuptimeve të reja për këtë sistem të ri, dhe të mbërthyer në mentalitetin etatist, i cili jo vetëm nuk është i përputhshëm me sistemin e ri, por edhe vepron si një shkak për korrupsionin e kudo shprehur. Korrupsioni nuk është shkaku i gjëndjes mjerane të shqiptarëve, por pasoja; dhe ai nuk mund të luftohet nëse ne nuk prezantohemi dhe përvetësojmë parimet mbi të cilat ngrihet sistemi i ri.        Ky shkrim modest i opinionit është i fokusuar te instrumenti i ri ekonomik që ka “shpikur” Rilindja, PPP-të; dhe ato që u thanë më sipër nuk mohojnë thelbin korruptiv të tyre. Nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert në cështjet e auditit për të kuptuar se të gjitha projektet e programit të Partneritetit Publik Privat janë t

ËSHTË DURASANA AJO QË PRODHON KËTË MODEL UNIVERSITAR! Mapo, 10. 01. 2019

Image
Protesta e studentëve të universiteteve publike është legjitime sepse cdo grup interesi ka të drejtë të protestojë për gjëra që nuk i vlerëson si të drejta. Ajo është edhe racionale, sepse kërkesat e saj origjinalizojnë nga një gjendje jo normale e universiteteve publike. Është ekzaktësisht sic thonë studentët, tarifat janë të larta për mundësitë e tyre dhe të krahasueshme me ato europiane. Mirëpo, nga ana tjetër, edhe të ardhurat e familjeve shqiptare nuk arrijnë të përballojnë me lehtësi kostot e jetesës, dhe nuk janë të krahasueshme me ato në vendet perëndimore. Asnjë prej aspekteve jetësore të qytetarit shqiptar nuk është e krahasueshme me ato të qytetarit europian.   Prandaj, të paktën në kërkesat e prezantuara deri tani, protesta e studentëve nuk është e drejtë. Do të ishte e drejtë, nëse familja shqiptare do të jetonte si cdo familje europiane. Do ishte e tillë, gjithashtu, nëse kërkesat e tyre do të ishin pjesë përbërëse të një seti të gjerë kërkesash qytetare drejtuar