Posts

Showing posts from 2019

PO SHKOJMË DREJT NJË RINGRITJE KULTURORE APO THELLIMIT TË ETATIZMIT? Liberale, 23. 12. 2019

Image
Ngjarje të jashtëzakonshme, si ajo e tërmetit të nëntorit, shkundin shoqëritë nga përgjumja e rehatisë së ‘gjëndjes ekzistuese’. ‘Gjendjet ekzistuese’, sado të këqija qofshin ato, janë gjithmon më të lehta për tu panuar nga shumica dërmuese e individëve të shoqërisë, sesa ndryshimi i tyre. Ndryshimet kërkojnë përpjekje dhe punë, gjë që nuk është shumë e pëlqyeshme nga individi që, sikurse do na thoshte Karl Poper, me dembelizmin dhe parazitizmin që i karakterizon parapëlqejnë të gjejnë ato fakte që vërtetojnë hipotezën e tyre. Që në këtë rast është ‘status quo’-ja, e cila edhe për shoqëritë më dembele tronditet nga ngjarje të tilla të jashtëzakonshme! Shoqëri të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme, në varësi të fazës së civilizimit në të cilin ndodhen, ndaj ndryshimit të kërkuar. Nëse i referohemi Ogyst Kont, shoqëri të ‘etapës së mitologjisë’ nuk kanë nevojë për fakte apo mendim shkencor sepse këto shoqëri nuk kanë pyetje; kurse shoqëritë e ‘etapës së kërkimit shkencor’ shtr

NDËRTESAT QË NA RREZIKOJNË MË SHUMË NGA TËRMETI. Liberale, 16. 12. 2019

Image
Tërmeti i shtatorit dhe më pas ai i nëntorit na e bënë shumë të qartë kush ishin godinat që na rrezikojnë jetën, shëndetin dhe ekonominë. Nëse më parë ne thjeshtë mund të bënim parashikime, tashmë mund të themi me siguri se kush janë ‘gjeneratat’ e ndërtesave të cilat janë më të rrezikuara se të tjerat. Mjafton të hartojmë statistikat se kush ndërtesa u dëmtuan, se cfarë përqindje zënë ato në raport me gjeneratën e tyre, dhe në fund ti rankojmë sipas përqindjes numerike që secila prej tyre zë në stokun e përgjithshëm shqiptar të ndërtesave; dhe kështu dallojmë se kush janë ndërtesat që na rrezikojnë më shumë jetën, shëndetin dhe ekonominë.   Kjo statistikë, për së pari, do na ndihmonte të mbyllnim “debatin” se kush janë ndërtesa më të forta, ‘ndërtesat e xhaxhit’ apo ndërtesat e kohës së tranzicionit. Diskursi i të indokrinuarve duket se po merr valencë të lartë këto kohë, dhe fatkeqësisht edhe në lidhje me tërmetin. Këta po synojnë që edhe tërmetin dhe pasojat e tij ta përdor

AJO QË NA DUHET ËSHTË RINGRITJA, JO RINDËRTIMI! Liberale, 09. 12. 2019

Image
Dëmet materiale të tërmetit të 26 nëntorit duket se janë shumë më të mëdha sesa perceptoheshin ditët e para. Qindra ndërtesa e banesa janë plotësisht të pabanueshme, pra ose janë shembur vet ose duhen shembur nga autoritetet; dhe dhjetëra mijëra të tjera kanë domosdoshmëri ndërhyrje të thella apo më të lehta rikonstruktuese. Nuk do të hyjmë në raportime shifrash të detajuara dëmesh materiale, sepse duket se kjo është e vetmja gjë që po bëjnë mirë autoritetet, nëse po e bëjnë saktë edhe këtë; por do e trajtojmë problemin nga qasja makro. Ky është gabimi i parë që nuk duhet të bëjmë, nuk duhet të fokusohemi të gjithë te shifrat për të lënë pas dore gjënë më të rëndësishme, gjetjen e rrugëve strategjike dhe gjithëpërfshirëse për daljen nga kjo situatë.   Ne duhet të dalim nga kurrthi i ‘legalizimit’, pra gjetjes së mënyrave për të balancuar gabimet e kryera më parë duke bërë gabime të reja; për të hyrë në rrugën e zgjidhjeve ‘të planifikuara’ më parë duke përfshirë në analizë të gji

TË FILLOJME TË FLASIM PËR RINGRITJEN! Liberale, 02. 12. 2019

Image
Tërmeti i 26 nëntorit vijon të na shkundi mendjen dhe zemrat prej ditësh, dhe duket sikur nuk do të na i heqi më kthetrat nga shpina, nëse ne nuk e braktisim më parë. Duhet ta braktisëm   tërmetin në të njëjtën mënyrë si lëshuam qeverinë të ikte me vetmine e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së saj. Sepse, në këto ditë të tmerrshme, ne nuk kemi më qeverisje. Jemi vetëm, me familjet tona, me fqinjët tanë, me të afermit tanë, me bashkëqytetarët tanë, me të njohur apo të panjohur ndër shqiptarë të gjithë trojeve shqiptare, bile edhe me të huaj që po bëjnë punët e institucioneve tona; por pa qeveri funksionale. Shqiptarët e kuptuan se Shteti i tyre nuk është asgjë më tepër se një ‘kasolle’ kashte që bie nga flladi më i lehtë i erës, në një kohë kur prej 6 vjetësh ju ishte premtuar se po ndërtohej një ‘Shtet’ aq të fuqishëm sa do tju përgjigjej, ashtu si nuk ju ishte përgjigjur asnjëherë tjetër në 30 vjet! Kështu që e flakën qeverinë, sikurse bëhet me cdo vegël të dëmtuar që nuk shërb

MODELI I KONCENTRUAR I POPULLSISË DUHET BRAKTISUR EDHE PËR SHKAK TË NGROHJEN GLOBALE! Liberale, 25, 11. 2019

Image
Ka vetëm një gjë të pandryshueshme në këtë botë, dhe ai është vet ndryshimi. Cdo gjë tjetër, përfshirë klimën, është në ndryshim të vazhdueshëm. Ajo ka ndryshuar që kur Toka është formuar 4.6 miliard vjetë më parë, dhe do të vijoj ta bëj. Në 2 mijevjecarët e fundit ne kemi përjetuar; ‘Periudhën e Nxehtë Romake’, e cila ishte më e nxehtë se sot; periudhën e ftohtë të ‘Epokës së Errët’; e ndjekur nga ‘Mesjeta e Nxehtë’, në të cilën ishte të paktën kaq nxehtë sa sot; më vonë ‘Epokën e Vogël të Ftohtë’; dhe prej 300 vitesh jemi nën ngrohje globale. Në 400 mijë vitet e fundit kanë ndodhur 4 periudha akullizimi, të ndërprera nga periudha shkrirjeje akulli. Sot jemi në Epokën e Akullnajave, e cila ka filluar 2.5 milion vjet më parë, dhe prandaj ka kaq shumë akull në Pole, në një kohë kur 30 milion vjet më parë akulli nuk ekzistonte fare në Tokë. Bërë këtë sintezë informacioni historik mbi motin është e kuptueshme për këdo se ndryshimet e klimës nuk mund ti sjelli qënia njerëzore. Do ish

EKONOMINË BUJQËSORE E VRAU RILINDJA DHE DURASANA! Liberale, 18. 11. 2019

Image
Panairi i librave, një nga eventet më të rëndësishme kulturore në vend, u sfumua sivjet nga një tjetër panair. Propaganda shtetërore përdori paratë e shqiptarëve për tju mbushur mendjen shqiptarëve se edhe në Shqipëri ‘toka punohet’! Ajo organizoi panairin e prodhimeve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, agropërpunimit dhe agroturizmit; në të njëjtët ditë kur edhe shtëpitë botuese, sikurse cdo vit, organizojnë panairin e librit. Në fakt, qeveria nuk ka ndonjë inat me librin, ose së paku, unë nuk kam asnjë provë objective që ta mbështesi këtë “tezë”. Problemi i kësaj qeverie ka qënë, mbetet dhe përforcohet në kohë, te qasja e saj populiste, demagogjike, fasadiste dhe centraliste se ‘është duke bërë shtet’ që e përkthyer nga kuptimi i saj mund të formulohet ‘asgjë individuale nuk ka vlerë jashtë organizimit shtetëror’. Nga ky frymëzim duket se origjinalizon edhe kjo përplasje e rastësishme midis një eventi të organizuar nga nisma e sipërmarrjes private dhe një eventi të organizuar n

TIRANËS I DUHET NJË PLANIFIKUES I SË ARDHMES, JO NJË LEGALIZUES I SË SHKUARËS, SI VELIAJ! Liberale, 11. 11. 2019

Image
Shkolla dhe shirat u kthyen në Tiranë, dhe bashkë me to edhe trafiku i padurueshmë në nyjet dhe në arteriet rrugore të qytetit. Tirana ka trafik të rënduar gjatë gjithë vitit, bile edhe në muajt kur shumica e banorëve largohet për pushime, por sezoni tetor-nëntor është ai që të kthen cdo vit në mendje pyetjen ekzistenciale ‘ “a do bëhet” ndonjëherë qytet, Tirana ?’. Nëse i referohemi karakteristikave me të cilat përkufizohet koncepti qytet të cdo fjalori në botë, përgjithësisht ato e përfshijnë brenda vetes Tiranën urbane. Pra, në kuptimin gjuhësor Tirana është një qytet. Por edhe në kuptimin politik, Tirana i plotëson kushtet të jetë një i tillë. Godinat administrative, ekzekutive dhe politike i japin asaj edhe ngjyrat karakteriale për të qenë një kryeqytet. Kështu që, kur shtrojmë këtë pyetje të shëmtuar nuk është fjala për dimensionin formal të konceptit. Kur kjo pyetje shtrohet, do të thotë se po flasim për brendinë e një organizimi infrastrukturash dhe strukturash që funksio

NDAJ TË NJËJTIN MENDIM ME DI’CAPRION, POR PËR NJË TJETËR ARSYE! Liberal, 04. 11. 2019

Image
Ylli Hollivudian, Leonardo DiCaprio, ditët e fundit na bëri ‘krenar që jemi shqiptarë’ kur shpërndau në faqen e tij të instagramit një shkrim të ‘The Associated Press’ të shoqëruar me një video të lumit tonë Vjosë. Statusi i këtij autoriteti, përvecse na bëri të ndiheshim globalisht më të rëndësishëm edhe na kënaqi pa masë. Vecanërisht sepse ishte kundër një veprimi të Rilindjes, në një kohë kur qeveria me vepra dhe shoqëria me fjalë kundër veprave të saj, po marshojmë në drejtime diametrikisht të kundërta, drejt asgjësë apsolute. Për të qenë i sinqetë, do të kisha preferuar që vendi im të përmendesh për gjëra që i kemi arritur vet, me punë e përpjekje; dhe jo për gjëra që na i ka dhuruar natyra. Nuk u ndjeva as i mbështetur në identitetin tim si urbanist polemizues me qeverisjen, sepse qasje si kjo e z. DiCaprio na mbajnë në kurrthin e asaj që latini do ta quante infinita disputandum (debat i pafund)! Togfjalëshi ‘debat i pafund’, nuk e ka të keqen te fjala apo koncepti ‘

KORPORATA E INVESTIMEVE OSE MARRSHIM NË FASHIZËM! Liberale, 28. 10. 2019

Image
Java që sapo u mbyll ishte e një rëndësie të vecantë për ekonominë shqiptare, jo sepse solli ndonjë ndryshim në ekonomitë familjare apo atë kombëtare, porse prezantoi dy pako dhuratash që do ta ndikojnë jashtëzakonikisht shumë ekonominë shqiptare në të ardhmen e afërt. Pako e parë është raporti i Bankës Botërore ‘Doing Business 2020’, i cili na thotë se Shqipëria renditet e 88-ta në botë, një nga fundit në Europë dhe ka një rënie prej 19 vendësh nga viti i kaluar, për klimën e të bërit bisnes. Kurse pakoja e dytë është ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe disa ndryshime potenciale në ligjin ‘Për Shpronësimet Publike’, të cilat sipas atyre që i propozuan do të përmirësojnë ndjeshëm situatën ekonomike të vendit, ndër të tjera edhe duke lehtësuar klimën e të bërit bisnes në Shqipëri për investitorët e huaj apo vendas. Kam ndjekur këto ditë analiza apo opinione shumë profesionale, për secilën prej dy   pako dhuratash, por asnjë prej tyre nuk i trajtonte së bas

EDHE TËRMETI NA DËSHMOI SE ‘CAPITALISM WORKS’! Liberale, 19. 10. 2019

Image
Ka vite tashmë që cudia më e madhe nuk zgjat tre ditë, sikurse na pohon një shprehje popullore. Cuditë, tashmë janë të përditshme, bile edhe disa në ditë, kështu që është e pamundur që një cudi, sado e madhe të jetë ajo, të zgjasi më shumë se disa orë. Kjo sepse ato mbivendosen për pak kohë, dhe zëvendësojnë njëra tjetrën me shpejtësinë me të cilën shkaktohen. Por unë besoj edhe te një shkaktar tjetër, për këtë haresën e përshpejtuar të shqiptarëve të sotëm, dhe kjo ka lidhje me ndotjen e ajrit. Memorja e individëve të një komuniteti urban përkeqësohet në përpjestim të drejtë me nivelin e ndotjes së ajrit në atë qendër urbane; ndërkohë që qytetet e mëdha shqiptare, dhe vecanërisht Tirana, janë qytetet më të ndotur në rajon e Europë. Mirëpo sikurse cdo përjashtim që përforcon rregullin, dicka mbeti më shumë se tre ditë në mendjen tonë kolektive. Ai ishte tërmeti që preku Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe disa qytetet të tjera, vetëm disa javë më parë. E folura për të vijoi disa dit

PËR TË BËRË AVOKATIN E DJALLIT QË PO NA NGROH GLOBIN! Liberale, 05. 10. 2019

Image
Një nga fabulat që ndikoi shumë rininë time quhet ‘udhëtari dhe Djalli’, dhe flet për një udhëtar që po rrugëtonte në një mot shumë të keq, natën dhe përgjatë një pylli shumë të rrezikshëm. Ndërsa ecte nëpër pyll, udhëtari ndjeu praninë e një qënie që e ndiqte nga pas, dhe pak e nga pak krijoi bindjen se ishte Djalli. Në nxitim e sipër udhëtari rrëshkiti në një lum të thellë e të rrëmbyer ku humbi ndjenjat, të cilat i rimori pranë një zjarri të madh dhe qënies së frikshme që po e ushqente me dicka të ngrohtë. Heshtja, që mbretëroi për disa minuta, u prish nga udhëtari: ‘ më falni zotëri, ju më shpëtuat jetën, ndërsa unë besoja se ju ishit Djalli’ ! ‘ Nuk ka arsye për ndjesë, Djalli jam ’- ju përgjigj qënia e frikshme. Përgjigjja e shokoi udhëtarin, i cili vijoi: -‘ po si shpjegohet që ju nuk po më bëni keq, sikurse thonë shkrimet, por po kujdeseni për mua ?!’. Përgjigja që morri ishte nga ato që edhe mendja më e përgatitur nuk i pret –‘ epo, historitë tregohen sipas atij që ka la

TËRMETET DHE URBANISTIKA. Liberale, 28. 09. 2019

Image
Një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi të shtunën e fundit kur qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe disa qyteteve të tjera u sulmuan në formën dhe përmasën që nuk e kishin përjetuar kurrë. Një tërmet i fuqishëm, hyri në jetët e tyre për pak sekonda, për të mbetur aty për një kohë të gjatë. Tërmetet janë një dukuri natyrore, që pa më të voglin dyshim askush nuk mund ti parashikoj kur dhe ku do të ndonin. As shoqëritë që i janë dorëzuar shkencës prej 500 vjetësh nuk e kanë privilegjin që të paralajmërohen. Për këtë nuk ka asnjë diskutim, dhe unë besoj se edhe për shumë kohë, e ndoshta asnjëherë, humanët nuk do ta paranjohin rrezikun që po ju afrohet prej tyre. Në këtë kuptim, ne shqiptarët nuk duhet të ndihemi sikur jemi “prapa bote”! Ne jemi thjeshtë të keqqeverisur, dhe kjo mund të konstatohet kudo ku individi varet nga qeverisja. Për të mbetur të tërmeti; ne mund ta konstatojmë faktin në mënyrën sesi institucionet shtetërore kryejnë detyrat e tyre në fazën post-tërmet. Një fazë s