Posts

Showing posts from September, 2018

SA MË SHUMË KULLA TË LARTËSUARA NË TIRANË AQ MË SHUMË SHKOLLA TË MBYLLURA NËPËR SHQIPËRI! Mapo, 13. 09. 2018

Image
Fillim viti i ri shkollor solli edhe debatin partiak të radhës në këtë sistemin tonin partitokratik që nuk e di pse e quajmë demokraci. Kryebashkiaku i Republikës shpërndahu libra “falas” për disa fëmijë, dhe kjo ngjarje u transmetua drejtpërdrejt në televizionin e tij privat. Mediat private e publike, që në cdo rast mund të na e kursenin këtë shëmtirë populiste, demagogjike e fasadiste, i bënë ‘share’ në hapsirat e tyre, dhe kështu, të gjithë shqiptarët u njohën me këtë vepër të lartë të qeverisë Rilindase. Halli është se këtë “kronikë” e ndoqën edhe drejtuesit e opozitës të cilët, nuk e injoruan për ta lokalizuar këtë shëmtirë socialiste vetëm në oborrin e qeverisë, por e kthyen në një debat partiak pa asnjë kuptim politik. Si përfundim, shoqërisë shqiptare i mbeti në derë halli i zakonshëm: të përcaktoj kush është më socialiste: Ps, që po ju jep libra falas vetëm nxënësve të fillores; apo Pd, që paska premtuar se do t’jua japi të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar! Të