Posts

Showing posts from July, 2018

BETEJA KUNDËR QESEVE PLASTIKE SI BETEJË KUNDËR MULLIVE TË ERËS! Mapo, 25. 07. 2018

Image
Ka një dallim thelbësor, midis të majtës dhe të djathtës, në synimet e politikbërjes përgjatë qeverisjes. Të majtët, së pari, mendojnë se qytetarët janë budallenj dhe të papërgjegjshëm, prandaj nevojitet që qeverija ti mbroj ata nga budalliku dhe papërgjegjshmëria që i karakterizon. Rëndësia që i japin vetes, si qënie më inteligjente dhe më të moralshme se qytetarët e thjeshtë, u siguron të majtëve të drejtën të ndërhyjnë në shumë aspekte të jetës njerëzore, për të rregulluar atë që kanë prishur qytetarët! Kjo është arsyeja pse, sa herë të majtët ushtrojnë pushtet ekzekutiv legjislacioni rritet progresivisht me kohën. Hiper-legjislacioni që ata prodhojnë, vetëm në dukje rregullon gjërat, sepse në brendi vetëm sa shton volumin e akteve ligjore për tu respektuar nga shoqëria dhe ul nivelin e zbatimit të ligjit nga qytetarët e atij vendi. Filozofi britanik Herbert Spencer (1820-1903) e ka laboruar shterueshëm këtë cështje në esenë e tij ‘Hiper-legjislacioni’. Kështu që nuk po shkojm

KOMPROMISI I PAMUNDUR PËR TEATRIN! Mapo, 16. 07. 2018

Image
Sikurse pritej, antagonizmi për cështjen e godinës së Teatrit Kombëtar avancoi ditët e fundit, kur pala pushtetmbajtëse shpalli se teatri do të prishej. Sikurse kryebashkiaku i Kryeqytetit, z. Veliaj, në Komisionin Parlamentar   të Medias, edhe kryebashkiaku i Republikës, z. Rama, në seancë plenare të Kuvendit, e deklaruan këtë vendimarrje të tyre, megjithëse cështja ishte akoma në fazën e ‘konsultimit publik’. Një gabim shumë i madh në dukje ky, në lëminë e agjitacion-propogandës, që mund ti falet z. Rama, i cili jo gjithmon ka ftohtësinë ti qëndroj skenarit; por kursesi z. Veliaj, i cili meriton titullin ‘Mjeshtër i Madh’ në “disiplinën” e manipulimit masiv. Sigurisht se, as për z, Rama dhe akoma më pak për z. Veliaj, ky nuk ishte një gabim foshnjor, porse arsye të tjera më të epërme se fasada hipokrite, i detyruan të marrin këtë vendim. Arsye të cilat po i kupton edhe pala tjetër, megjithë dinamikat e ndryshimeve që ajo pëson përgjatë këtij procesi. Përditë e më shumë monopoli

GODINA E TEATRIT DHE PLANI I KULLAVE TË KASTËS! Mapo, 11. 07. 2018

Image
E kishin menduar si një pasexhatë, por prishja e godinës historike të Teatrit Kombëtar po ju kthehet në një ngjitje sizifiane e shkëmbit në majën e malit. Mendonin se, për makinerinë e tyre të manipulimit publik do të mjaftonin disa frikësime të tipit ‘godina rrezikon të digjet brenda pak minutash’ apo ‘ajo është aq e vjetëruar sa mund të bjeri cdo moment e të zëri njërëzit brenda’. Më shëmtuar akoma, mendonin se mund tja dilnin me ligësinë ‘se godina helmon artistët, dhe kjo është arsyeja pse disa prej tyre kanë ndëruar jetë në moshë të re’. Por gabuan rëndë, koha po tregon se edhe një popull si shqiptarët, nuk mund ti manipulosh pafundësisht. Më qesharakja nga tentativat e kastës, për të mashtruar publikun, ishte kur donin ta njollosnin godinën me termin ‘dopo lavoro’! E përsëritën aq shpesh, edhe nëpërmjet gojëve të mbështetësve të tyre, sa u duk sikur ja dolën. Medemek, godina e Teatrit Kombëtar duhej shëmbur sepse ishte e pamoralshme! Kaq primitivë dhe injorantë na dijnë, p