Posts

Showing posts from June, 2018

ANA TJETËR E MEDALJES NDËRKOMBËTARE 'PAZARI I RI'! Mapo, 29. 06. 2018

Image
Gustave Le Bon (1841-1931) ishte një dijetar francez që kontribuoji në disa shkenca, por njihet gjerësisht për tezat e tij në psikologjinë e turmave, që është një degë e psikologjisë sociale. Me këtë shkencëtar nuk më kanë prezantuar   rezultatet e punës së tij shkencore, por, ndikimi i punës së tij te disa nga drejtuesit e të majtës së gjysmës së parë të shekullit të kaluar, si Musolini, Hitleri dhe Lenini. Të vetmen tezë të tij që unë njoh, do të mundohem ta riprodhoj me fjalët e mia, duke synuar ta pastroj nga etiketat ofenduese të parëndësishme për brendinë kuptimore të saj. Qytetarët , thoshte Le Bon, duke mos pasur ideal tjetër vecse të shijuarit me ngut të të mirave që zotërojnë, ia dorëzojnë drejtimin e cështjeve publike, shtetit. Atëherë fqinjët e pacivilizuar, duke pasur nevoja shumë të pakta, por një ideal tepër të fuqishëm, e pushtojnë popullin e qytetëruar, dhe më pas krijojnë një qytetërim të ri me mbeturinat e atij që sapo përmbysën . Nëpërmjet kësaj teze unë arri

PËR TEATRIN DUHET TË MBËSHTESIM ARTISTËT! Mapo, 19. 06. 2018

Image
Debati mbi godinën e Teatrit Kombëtar po hyn në fazën përfundimtare të tij, atë të konfliktit mes palëve. Shumë shpejt, shqiptarët do njihen me cfarë do të ndodhi me një nga godinat më të rëndësishme të zonës historike të Kryeqytetit të tyre. Forca dhe ndikimi i palëve të përfshirë në këtë debat po balancohet, cka do të thotë se monopoli i dy-tre oligarkëve për të vendosur për gjithcka që i përket qytetit, po thyhet të paktën në një zonë të tij. Dhe kjo është një ngjarje shumë e mirë për demokracinë gjerësisht të munguar shqiptare, vecanërisht në trajtimin dhe vendimarrjen për cështjet urbane. Sepse nuk ekziston një hapsirë tjetër politike ku demokracia e drejtpërdrejtë të ketë kuptimin praktik më të qënësishëm sesa planifikimi dhe zhvillimi i qytetit. I gjithë spektri politik, përjashtuar periferi të caktuara, dakortësojnë se qyteti nuk mund të ribëhet pa përfshirjen në proceset planifikuese të palëve të interesuara dhe të prekura nga zhvillimin. Mirëpo, përtej qasjes teorike, q

KËMBËSORJA SKËNDERBEJ SI NJË PROFECI VET-PËRMBUSHËSE! Mapo, 12. 06. 2018

Image
Termi profeci vet-përmbushëse u prezantua në 1948 nga sociologu amerikan Robert K. Merton (1910-2003). Profesori i Universitetit Kolumbia e përkufizoi teorinë e tij si ‘ një shpjegim të rremë të realitetit, që shkakton një sjellje të tillë e cila bën të mundur vërtetimin e konceptit të rremë fillestar ’. Një shembull shpjegues i kësaj teorie mund të ishte skenari sipas të cilit Enver Hoxha në veprën ‘n’ të tij, të parashikonte “shkencërisht” se për pak muaj shoqëria shqiptare do të arrinte një nivel të tillë kulturor e ndërgjegjësimi komunist sa do të konvertohej në një shoqëri ateiste. Nga periudha 1945-1990 ne mund të përmendim pafund shembuj që e shpjegojnë këtë koncept, sepse shumëcka nga eventet sociale të asaj kohe është ndërtuar mbi këtë lloj diskursi politik. Porse, shpjegimin më i thellë i teorisë së Merton na vjen nga Marksizmi, që është edhe filozofia mbi të cilën u ngritën regjimet kolektiviste në shekullin e 20-të (përfshirë Shqipërinë). Sepse edhe Marksizmi është pr