Posts

Showing posts from April, 2018

VELIAJ DHE SERVITUTI OLIGARKIK. Mapo, 30. 04. 2018

Image
Lavdisë mediatike, kombëtare e ndërkombëtare, të kryebashkiakut Veliaj duket sikur ju morën këmbët kur opinionistë të ndryshëm i kujtuan, këtij, shkeljen e premtimit për moratorium ndërtimor në Tiranë. Disafishimi i lejeve të dhëna për pallate e kulla në kundështim me këtë premtim nuk u përtypën lehtë nga qytetarët e kryeqytetit, pavarësisht sec qëndrim mbajti secili për këtë tematikë urbane. Tashmë opinioni i përgjithshëm publik, është gjerësisht i unifikuar në tezën se Shqipëria drejtohet nga një grusht i vogël njerëzish dhe se qeverisja lokale e Tiranës nuk bën përjashtim nga ky realitet. Personalisht ndaj mendimin se vendi, për së pari Kryeqyteti, drejtohet nga një grusht oligarkësh, të cilët nuk janë as vetëm sipërmarrës të pasur dhe as vetëm politikanë të lartë. Prandaj, sot Shqipëria ka bisnesmenë që ushtrojnë pushtet real qeverisës pa u votuar nga askush, dhe politikanë që pasurohen pa qenë asnjëherë aktorë në tregjet ekonomike. Ky është konteksi, ku administratat vendore

OLIGARKIA ËSHTË SËMUNDJA, ‘E JONA REPUBLIKË E RE’ ËSHTË TERAPIA! Mapo, 23. 04. 2018

Image
Ka shumë përkufizime mbi dallimin mes poleve politike, por ajo që më pëlqen më shumë këto ditë është thënia se ‘ të djathtët e shohin botën sipas termave i mirë vs. i keq, kurse të majtët sipas i pasur vs. i varfër ’. Të djathtët i vlerësojnë veprimet individuale apo eventet sociale sipas një morali gjerësisht të pranuar nga shoqëria, kurse të majtët në koherencë me paradigmën e tyre ideologjike sipas të cilës shoqëria ndahet në dy klasa në antagonizëm mes tyre. Mirëpo përgjatë arsyetimit, megjithëse kalojnë nëpërmjet stacionit ‘i pasur vs. i varfër, edhe të majtët përfshijnë optikën e moralit përgjithësues të shoqërisë njerëzore ‘i mirë vs. i keq’. Si përfundim, mënyra sesi e vlerësojnë botën të majtët përfundon në termat ‘të varfërit e mirë vs. të pasurit e këqinj’, që fatkeqësisht edhe pas 25 vjetësh divorci me majtizmin ekstrem 45 vjecar, është edhe optika e shumicës së shqiptarëve që në të njëjtën kohë predikojnë se aspirojnë ekonomi të tregut të lirë! E bëra këtë parantezë

DISA SHTYLLA KOMBËTARE PËR NJË RISHPËRNDARJE TË BALANCUAR DEMOGRAFIKE. Mapo, 09. 04. 2018

Image
Përvec ndërtimit të ndonjë dogane të re brenda territorit Shtetëror, qeveria jonë qëndrore ka pesë vjet që nuk kryen asnjë funksion të nivelit kombëtar të qeverisjes territoriale. Kryeministri është vet-konvertuar në një Kryebashkiak të Republikës dhe udhëheq vendin nëpërmjet disa drejtorëve qëndror (ministra) dhe disa të tjerëve lokalë (kryebashkiakë). Ndërkohë vendi i është nështruar braktisjes totale nga shtetasit që shkojnë në perëndim; territoret periferike po shpopullohen me shpejtësi nga qytetarët që vijnë të jetojnë në Durasanë; dhe shoqëria shqiptare po pëson plakjen më të shpejtë, edhe se në kohëra luftrash të përgjakshme, si pasojë e nivelit të ulët të lindjeve. Kjo është Shqipëria e sotme, që edhe pas 25 vjetësh nuk po arrin dot të krijojë modele politike, ekonomike, sociale e kulturore që ta drejtojnë drejt një mirëqënie minimale për shtetasit e saj. Modele pa të cilat nuk mund të ëndërojmë asgjë ndryshe nga ajo që kemi, por edhe të pamundura të zhvillohen nëse nuk e