Posts

Showing posts from February, 2018

VELIAJ DHE KONTRIBUTI PËR PARTINË. Mapo, 28. 02. 2018

Image
Ditën e tretë të shtirjes si Kryebashkiak i Tiranës, z. Veliaj, ju kthye Piramidës për të premtuar rikontruksionin e plotë të kësaj godine që edhe pas 25 vjetësh akoma nuk po i gjejmë dot një funksion publik. Që nga ajo ditë nuk i është ndarë mediave me të vetmin dhe të njëjtin synim, ti tregoj qytetarëve të Tiranës se përvecse ‘grushtit të parë’ ai mund të japi cdo ditë nga një të tillë. Si rezultat, strategjia e tij ‘cdo ditë nga një punë’ e mban cdo ditë në ekranet televizive, dhe shpesh në dy a tre të tillë në të njëjtën kohë. Aq sa, na ka vënë në një dilemë të madhe: mos vallë z. Veliaj ka aftësinë e mbinatyrshme të të shfaqurit në të njëjtën kohë në disa vende; apo thjeshtë ai ka disa sozi?! Cështja morri ngjyrat e okultes kur kryebashkiaku këtë ushtrim prej prestigjatori filloi ta kryente edhe në dimensione ekstrashtetërore, bile edhe ekstrakontinentale. Kjo ishte c’ishte, ndodhej edhe në Vjenë, Paris apo Ëashington, por në të njëjtën kohë edhe në Tiranë! Në kuptimin perso

PSE DHE SI TË MBAJMË KËTË RAPORT DEMOGRAFIK FSHAT – QYTET! Mapo, 19. 02. 2018

Image
Një komb i varfër, sikurse edhe një familje e varfër, jeton keq, jeton varfërisht. Kjo bën kuptim dhe ka shpjegim logjik për një periudhe kohore të caktuar ku për shkaqe rastësore ky komb ka zgjedhur rrugën e gabuar në udhëtimin e tij. Këmbëngulja 45 vjecare e shqiptarëve në sistemin politik monist dhe të ekonomisë së centralizuar është një shembull i shkëlqyer për ta shpjeguar këtë pohim. Ai bën kuptim, edhe kur ky komb është në rrugën e duhur por bën zgjedhjet e gabuara. Referuar këtij tranzicionit tonë të tejgjatë, mund të kisha marrë shembuj pafund për ta argumentuar këtë pohim të dytë. Mirëpo, nuk ka as kuptim dhe as shpjegim, kur një komb mbetet me vetëdije në rrugën e gabuar, apo përzgjedh për të disatën herë modelin dëmtues. Një nga gabimet fatale të tranzicionit shqiptar është modeli i zhvillimit urbano-territorial që kemi ndërtuar, konsoliduar dhe me këmbëngulje fataliste duam ta konservojmë edhe për të ardhmen.  Temën e modelit të gabuar të shpërndarjes së koncentruar

VELIAJ DHE POPULIZMI LEGALIZUES. Mapo, 07. 02. 2018

Image
‘Dielli shikohet që në mëngjes’ thotë populli, mirëpo kryebashkiaku i Tiranës, z. Veliaj, duket se parapëlqen një shprehje tjetër të popullit, ‘grushti i parë, gjysma e fitores’. Prandaj e nisi mandatin me kamera me vete, për t’ja treguar gjithë popullit ‘live’ grushti e tij të parë si kryebashkiak. Ditën e parë u shfaq duke shëtitur me autobusin e një linje të transportit publik për të prezantuar një qasje të re ndaj tij. Të dytën në një konferencë për shtyp me ministrin e Zhvillimit Urban për të shpallur hartimin e Planit të Përgjithshëm Territorial. Rezultatet e ditës së parë, i njohin të gjithë qytetarët që e përdorin këtë shërbim bazik urban. Përvecse një rritje të ndjeshme të cmimit nuk konstatohet ndryshim tjetër. Por edhe produktet e ditës të dytë po ju shpalosen. Qëndra e qytetit po përgatitet për tu mbushur me kulla, që megjithëse bëhen publike vetëm pasi pajisen me leje ndërtimi, janë fëmijët e mënyrës dhe procesit të hartimit të Planit. Në këtë shkrim modest të opinio