Posts

Showing posts from December, 2017

DURASANA PËRFORCON MODELIN TONË SHOQËROR DHE POLITIK! Mapo, 05. 01. 2018

Image
Një nga të pavërtetat që na është servirur këto kohë, është teza se qytetet tona janë të pajetueshme si pasojë e ‘betonizimit’. Kjo zëvendësoi tezën e ‘kjoskëzimit’, sipas së cilës fajin për gjendjen urbane e kishin kjoskat. Rënia e kësaj teze dhe niveli i lartë i partishmërisë bi-partizane në gjykimin shoqëror, solli dhe konsolidoi tezën e ‘betonizimit’ të qyteteve apo ndryshe ‘pallatet e shumta dhe voluminoze që u lejuan të ndërtoheshin’. Mirëpo, ndryshe nga teza e ‘kioskëzimit’, këtë të dytën nuk mund ta testojmë dot në praktikë! Ajo që na mbetet është teoria, dhe teoria na thotë se nëse do të kishim ndjekur rrugën shkencore të lejimit të zhvillimit sipas një seti hirearkik planifikimesh, pallatet nuk do e kishin prodhuar gjithë këtë dëm urban. Në fakt ne lejuam zhvillimin e fragmentarizuar, ku vendimarrësit lejonin ndërtimin e një pallati në oborret e 2-3 pronarëve pa e vrarë mëndjen për cfarë do ndodhte me gjithë bllokun e banimit.   Kjo metodë zhvillimi udhëheq, përvecse n

‘TË PASTROJMË SHQIPËRINË’ NË NJË DITË APO NË GJASHTË MUAJ?! Mapo, 25. 12. 2017

Image
Qasja majtiste ndaj problemit të madh urban të përpunimit të mbetjeve të ngurta, u shfaq që në javët e para të qeverisë Rama 1. Ishte ministri Veliaj, nëpërmjet thirrjes së tij ‘ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë’, që na risolli kuptimin e majtë mbi trajtimin e cështjeve urbane dhe mjedisore. Nuk do ti kthehem cështjes se cfarë më kujtoi kjo nisëm nga koha e fëmijërisë time, por do prek dy cështje bazike. Së pari, synimin e nismës për të sfumuar një ngjarje madhështore politike në vend. Atë të 15 nëntorit 2013, ku shoqëria shqiptare tregoi se ekzistonte dhe u mblodh për të kundështuar vendimin okult të qeverisë për importin e mbetjeve kimike Siriane. Dhe së dyti, synimi që shtrihet në kohë sikurse cdo gjë kulturore, ‘krijimi i njeriut të ri socialist që punon për të mirën dhe pronën e përbashkët’ që në të vërtetë nuk është e askujt. Gjë që tentohet të arrihet nëpërmjet armëve kryesore kolektiviste: populizmit, demagogjisë dhe centralizmit. Nëse i kthehemi asaj kohe, qeveria Rama

REAGIMI NDAJ PËRMBYTJEVE SI NJË TEST CIVILIZIMI. Mapo, 18. 12. 2017

Image
Brockullat e elitës politike mbi përmbytjet, këtë javë, i lanë vendin ca të tjerave për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Vlerësuar nga pikëpamja e interesit publik asgjë nuk ndryshon dhe shoqëria shqiptare mbetet në udhëkryqin e zakonshëm, ku duhet të zgjedhi midis të mos bërit asgjë për të pritur përmbytjen e radhës, apo nxjerrja e mësimeve nga pësimet dhe të marri masa që “krimet natyrore” të mos na dëmtojnë kaq shumë. Nuk e di cilën rrugë do të zgjedhi shoqëria shqiptare, por shpresoj shumë të jetë kjo e dyta e cila starton me përcaktimin se kush janë fazat e reagimit të shoqërive të civilizuara, dhe kush janë rrugët që duhen ndjekur për suksesin e tyre. Faza e parë ka të bëj me marrjen e masave përpara se shkaktari të ndodhi. Kjo bëhet për cdo lloj sulmi natyror, përfshirë tërmetet e zjarret, por në rastin e reshjeve është më e thjeshtë sepse ato mund të parashikohen. Pra, nëse në rastin e tërmeteve dhe zjarreve mund të parapërgatitemi vetëm duke përdorur teknika për

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

Image
I ulur në një restorant në Munih, në verën e vitit 1932, Hitleri skicoi prototipin e Beetle për Volswagen (makina e popullit). Në atë kohë vetëm elita shoqërore mund ti lejonin vetes një makinë, ndërkohë që Hitleri propogandonte se i gjithë populli duhet të kishte një makinë. Ai ja dha këtë skicë Jakob Werlin, shefit të Daimler-Benz, duke i theksuar: ‘ Merreni këtë dhe flisni me njerëz të cilët kuptojnë për të, më shumë se unë. Por mos e lini pas dore. Unë dua të më raportohet sa më shpejtë për detajet teknike të saj’ . E solla këtë detaj për të kuptuar se kush ishte marrdhënia, e pranuar nga të dyja palët mbi interesin reciprok, e Hitlerit me bisnesin privat. Mirëpo nga skica në produkt ishte një rrugë e kushtueshme dhe Hitleri, tashmë lider i oligarkisë që drejtonte politikën dhe ekonominë si një unitet të vetëm, ja kaloi kostot e “suksesit” të këtij projekti popullit gjerman. Sikurse ndodh gjithmon në regjimet majtiste, ku e “mira e popullit” kthehet në fatkeqësinë e tij, edh

DY FJALË PËR PËRMBYTJET DERISA TË PËRMBYTEMI PRAP! Mapo, 04. 12. 2017

Image
Korrupsioni nuk është plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare. Është populizmi, apo e spostuara e diskursit publik, kryesisht e elitës drejtuese, nga thelbi i problematikës sipas ekspertizës te ajo që masa kupton si cështje, dhe e arsyetimit mbi këtë thelb fals. Ndërtimi mbi themele të gabura, as ka dhënë dhe as ka për të dhënë ndonjëherë zgjidhje, dhe për këtë arsye ne gjendemi gjithmon të zhytur në të njëjtën kënetë. Pak a shumë kështu ndodh, në Shqipëri, për cdo cështje që shqetëson shoqërinë, por në këtë shkrim do fokusohemi te përmbytjet. Për to, diskursi publik ka laboruar tezën populiste se detyra e shtetit dhe shtetarëve qënka t’ju qëndroj afër të përmbyturve dhe ti ndihmoj në vet të parë, përgjatë kohës së përmbytjes. Medemek, bashkëndarja e “fatit të keq” qënka njësia matëse e mënyrës qeverisëse! Sa më shumë ditë pa gjumë të thuhet se ka ndejt ministri, sa më shumë ushtarakë të jenë përfshirë në operacine, aq më e aftë dhe e mirë qeverisja. Lloji i cizmeve të përdorura