Posts

Showing posts from November, 2017

NGA ‘SHTATË MILION NË PESË SHTETE’ TE DURASANA! Mapo, 29. 11. 2017

Image
Në vitin 1989, televizioni i vetëm shqiptar, RTVSH-ë, transmetoi një cikël emisionesh me titull ‘Shtatë milion në pesë shtete’. Duhet të ketë qenë i fundit nga emisionet e shumta me peshë patriotiko-nacionaliste, temë kjo shumë e pëlqyer nga regjimi stalinist i asaj kohe. Përmbajtja e ciklit më kujtohet pak, por tema e tij është ngulitur thellë në memorien time. Cikli laboronte tezën se, sa të lirë jetojnë shqiptarët në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë duke i vënë përball mungesën e lirisë së shqiptarëve të tjerë që jetonin në katër shtetet kufitare me të. Gjetje artistike, kjo, shumë inteligjente e propogandës bolshevike për të thënë një gjysëm të vërtete me synimin për të fshehur gjysmën tjetër të së vërtetës. E gjithë propaganda e realizmit socialist mbështetej te trajtimi i lirisë së shqiptarit si clirim nga pushtimi i Atdheut nga forca ushtarake të huaja, për të fshehur skllavërimin e shqiptarit nga shqiptari përshkak të sistemit politik në vend.   Nuk do zgjat

PREFEKTËT USHTARAKË NJË TJETER HAP PËRGJATË FASHISTIZIMIT TË QEVERISJES! Mapo, 17. 11. 2017

Image
Qeveria Rama 1 mund të përkufizohet mbështetur në pesë karakteristikat e saj thelbësore: centralizuese, propogandistike, demagogjike, fasadiste dhe policore. Për katër vite, në një progresivitet të dallueshëm, kjo qeveri rrëmbeu cdo funksion vendor qeverisës dhe ushtroi vendimmarrjen e saj të paligjshme në aktivitete vendore, me dimension të fortë propogandistik, demagogjik dhe fasadist nëpërmjet “dhunës legjitime” të ushtruar nga policia e saj e militarizuar! Ajo  anashkaloi detyrat dhe funksionet e qeverisjes kombëtare, si hartimi i politikave kombëtare për shpërndarjen e popullsisë në territor, për transportet dhe infrastrukturën, për mbrojtjen e territoreve dhe zonave natyrore, për turizmin, për kulturën e të tjera si këto, për t’ju dedikuar cështjeve lokale, si të pastrehët, ndihma ekonomike, mbledhja e taksave lokale, menaxhimi urban (lejedhënia dhe kontrolli i territorit), dhe planifikimi territorial (planifikimi e projektimi urban). Është kjo veprimtari dhe këto vecori t

PESË VALËT E SPEKULIMIT NË TREGUN E PASURIVE TË PALUAJTSHME. Mapo, 08. 11. 2017

Image
Cudia më e madhe në tregun e imobiliareve është dinamika e cmimeve. Megjithëse mundësia për tu pajisur me një leje ndërtimi ka pësuar oshilacione të forta, cmimet nuk kanë ndryshuar në të njëjtën perspektivë. Asnjë vëzhgues i tregut të lirë nuk do ta shpjegoj dot këtë fakt empirik. Nuk e shpjegon dot, më vete, as mungesa e planifikimeve urbane dhe e politikave kombëtare territoriale. Ajo që ka ndodhur është fakti se produktet e këtij sektori asnjëherë nuk kanë qënë plotësisht në treg, por i janë dorëzuar pesë valëve të spekulimit me Atdheun, qytetet dhe konsumatorët. Ne i kemi prekur edhe më parë këto pesë valë, por sot do ti trajtojmë eksluzivisht.    Në valën e parë, të quajtur nga unë ‘ shitja e ajrit ’, blerësi blente premtimin për një banesë me një cilësi të caktuar, ndërkohë që banesa nuk ishte ndërtuar akoma. Shumëkujt i kujtohet, por pakkush e ka kuptuar dëmin që i erdhi Atdheut territorial prej boshatisjes së qëndrave ekzistuese të banimit nga imigracioni, dhe dimensioni