Posts

Showing posts from May, 2017

SHTETI ANADOLLAK I RILINDJES URBANE! Mapo, 30. 05. 2017

Image
Dy mbeten figurat e mëdha politike që nuk e njohin dimensionin shtetëror të Shqipërisë. I pari ishte Otto fon Bismark, Kancelari i parë i Gjermanisë që e konsideronte Shqipërinë ‘nocion gjeografik’. Dhe i dyti Edi Rama, Kryeministri aktual i Republikës së Shqipërisë, i cili rreth një shekull pas krijimit të Shtetit Shqiptar ka marrë përsipër ti bëj shqiptarët me Shtet! ‘Do bëj shtet’ mund të ishte emri i dytë i këtij Lideri Global që për interesa të vogla mohon historinë e Shtetit të një prej kombeve më të vjetër të Europës. Mirëpo, unë jam edukuar e arsimuar të refuzoj me neveri të parin, kështu që me forcë dhe me neveri do injoroj edhe të dytin e të fundit prej tyre! Sepse Shteti Shqiptar është ‘bërë’ në 28 Nëndor 1912! Shtet, që megjithë tranformimet e tij dhe pavarësisht nga cilësorët që ju vunë, u trashëgua nga shqiptarët ndër breza deri sot kur z. Rama ushtron funksione qeverisëse. Prandaj, Shteti Shqiptar nuk ka nevojë të bëhet, por si cdo shtet tjetër, ai ka nevojë të modern