Posts

Showing posts from February, 2017

DOBISHMËRITË E NJË PLANI GJITHËPËRFSHIRËS PËR TIRANËN! Mapo, 10. 02. 2017

Image
Plani i Pallateve, hartuar në bodrumet e Bashkisë, po i afrohet ditës së miratimit në Këshillin Kombëtar të Territorit, dhe në këtë kuptim, përvetësimit të dimensionit ekzekutiv të tij. Paskëtaj, ai do ketë fatin e vëllezërve të tij të mëparshëm. Do vdesi! Duket se planet urbane të Tiranës mbartin në vetvete edhe karakteristikën e vdekshmërisë së lartë foshnjore. Sidoqoftë, disa qindra pallate të reja do i shtohen stokut ekzistues, përpara se ai të humbi vlerën juridike. Vlerën morale e ka humbur që në konceptimin embrional të tij, me përjashtimin e palëve të interesuara nga procesi i hartimit. Dhe në fakt, mungesa e vlerës morale ka përcaktuar ‘de fakto’ edhe humbjen e legjitimitetit deri në inekzistencë (vdekje). Në të kundërt, nëse procesi i hartimit të Planit do ishte gjithëpërfshirës, atherë jetgjatësia e tij do ishte e garantuar. Është e kuptueshme se aktorët e përfshirë në planifikim do të kontribuonin në implementimin me përpikmëri të Planit të tyre. Dhe ky do të ishte pë