Posts

Showing posts from January, 2017

JA SI DUHEJ HARTUAR PLANI I TIRANËS! Mapo, 25. 01. 2017

Image
Ditët e para mediatike të vitit 2017 u mbushën nga daljet publike të zyrtarëve të lartë të Tiranës në mbrojtje të Planit të Pallateve. Më sakt, më shumë sesa në mbrojtje të Planit, prania e tyre mediatike, ishte në sulm ndaj atyre që guxuan të ‘baltosnin’ një nga punët më të rëndësishme të “njeriut që punon”. Sepse kjo do jetë strategjia mediatiko-demagogjike e z. Veliaj në këtë lot të karrierës së tij politike. Krijimi i imazhit, në perceptimin shoqëror, të një konflikti midis tij si ‘njeriu që bën gjëra për qytetin’, dhe oponentëve të tij si ‘baltosës profesionistë’! Me një fjalë: delegjitimimi i kundështuesve, e në këtë kuptim, nganjimi i të vërtetës së tij. Në fakt, ky shkrim nuk është mbi strategjitë e manipulimit publik nga z. Veliaj. Në të kundërt, ky shkrim i dedikohet domosdoshmërisë së përfshirjes së publikut në proceset e hartimit të Planeve të zhvillimit të territorit. Sigurisht, nëse duam që zhvillimi i ardhshëm të jetë në përputhje me këto planifikime. Në të kundërt,

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017

Image
Plani Urbanistik i Tiranës është miratuar mes debatesh. Shumë flasin për probleme te shumta që ka ky plan. Në një shkrim ju shpreheni se ky plan nuk ka asnjë interes për banorët, përse thoni që ky plan është kundër interesit të banorëve? Po e nis përgjigjen me një pyetje retorike: a keni degjuar, në këto 14 muaj të procesit të hartimit të këtij materiali (që nuk e kuptoj pse e quajnë Plan) fjalën ‘banorë’? Nuk besoj. Askush, as ndjekësi më i vëmendshëm nuk e ka dëgjuar ndonjëherë këtë fjalë në daljet publike për këtë temë. Dhe kjo është e paprecedentë në historinë qindra vjecare të shkencës së urbanistikës në botë. Këtë e them me siguri të plotë, jo sepse kam bërë ndonjë studim a vëzhgim të gjithë proceseve planifikuese urbane a territoriale në botë, porse nuk ka kuptim teknik të ndërmarrësh një proces hartimi të një instrumenti planifikimi territorial dhe të mos flasësh për banorët që do të ushtrojnë aktivitetet jetësore në këtë territor për të cilin po hartohet ky Plan. Kjo është

TA BRAKTISIM KASTËN NË SHOQËRINË E KULLAVE TË SAJ. Mapo, 11. 01. 2017

Image
Mbreti i plotfuqishëm i pyllit, luani, sa herë shikonte ujkun i fuste një shpullë turinjve dhe për të arsyetuar këtë veprim shtonte pyetjen ‘prap pa kapele ti?’. Mirëpo, aq shumë herë ishte përsëritur kjo sa gjithë popullata e pyllit kishte filluar të dyshonte në aftësinë krijuese të luanit. Dhelpra, që ishte “mikja” e tij, kishte kuptuar dyshimet dhe i kërkoi luanit “miqësisht” të sajonte një preteks tjetër. Luani pranoi, ndërsa dhelpra nxitoi tja tregonte këtë gjithë kafshëve të pyllit. Të cilat me padurim prisnin “arsyetimin” e rradhës nga luani. Nuk zgjati shumë dhe ujku fatkeq u përball në qendër të pyllit me luanin mbret të plotfuqishëm. Të gjithë banorët e pyllit mbajtën frymën në ankth për cka do të ndodhte. Situata ishte më e komplikuar sec pritej sepse ujku kishte vënë një kapele. Suspansa disa sekondëshe u zëvendësua nga zhurma e shpullës që nuk kishte si mungonte edhe këtë here, dhe, arsyetimi i logjikshëm i luanit ‘o ujk, po prap pa kapele ti?!’. Risjellja e kësaj fabul