Posts

Showing posts from November, 2016

SHTATË PARIME PLANIFIKUESE PËR NJË ATDHE DREJT PROSPERIMIT TERRITORIAL! Mapo, 30. 11. 2016

Image
Një mënyrë libertariane për të dashur Atdheun. Zoti/Krijuesi është arkitekti më i madh ndonjëherë! Ai është Arkitekti i natyrores.  Vëzhgoni dhe shijoni natyrën; rregullin, harmoninë, bukurinë, thjeshtësinë dhe elegancën e saj. Bota është kaq e bukur dhe mund të mos ishte kështu, mund të ishte kaotike, e shëmtuar, e rrëmujshme. Cdo arkitekt - edhe arkitekti më ë mirë i botës njerëzore në të gjitha kohët - është arkitekt i kulturores. Dhe sado aftësi të këtë një arkitekt i kulturores asnjë ndërhyrje e tij nuk mund të krahasohet me atë të Krijuesit. Puna e tij thjesht dëmton natyroren, prandaj, një arkitekt i mirë i kulturores është ai që ndërhyn sa më pak në arkitekturën e natyrores dhe përdor sa më pak materiale jashtë saj. Atdheu duhet dashur në cdo centimetër të territorit të tij! Jo vetëm kufiri që na ndan nga fqinjët apo flamuri që na identifikon. Duhet ti dashurojmë të gjitha burimet natyrore të tij, kudo ku ato ndodhen, dhe jo vetëm buzë Lanës apo në qytetet e mëdha. Atdhed

PEDONALET E RILINDJES URBANE DHE BASHKËJETESA KOMUNITARE. Mapo, 02, 11, 2016

Image
"Rilindja Urbane stimulon ekonominë vendore, rrit vlerën e pronës dhe të mjediseve të biznesit të vogël, zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete që u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë" ! Me këto fjalë të radhitura bukur, kryeministri Rama, shoqëroi një video të qëndrës së qytetit të Librazhdit, që i është nënshtruar projektit kombëtar të Rilindjes Urbane. Projektin e njohin të gjithë, prandaj nuk po ndalem ta përshkruaj. Në fakt, që në fillim, duhet theksuar se qendrat e qyteteve, të prekura nga ky projekt i mundësuar nga 300 milion euro të buxhetit të shtetit, kanë përmirësuar pamjen. Nga qasja formale ato nuk shfaqen më në mjerim si pjesa tjetër e qytetit, dhe kjo në dukshmëri është një gjë e mirë. Mirëpo, nuk është e tillë në një vëzhgim më racional! E parë nga një qasje më përmbajtësore, ky projekt nuk ka influencuar pozitivisht: as ‘ekonomikisht në shërbim të ekonomisë vendore’; as ‘për të rritur vle