Posts

Showing posts from September, 2016

PËRGJIGJJA ËSHTË DECENTRALIZIMI I THELLË! Mapo, 16. 09. 2016

Image
Nuk më cuditi aspak ideja kryesore e ofertës socialiste në zgjedhjet vendore të Dibrës. E përsëritur si refren nga drejtuesi ekzekutiv i fushatës, ministri Gjiknuri, dhe e përmendur edhe nga kryeministri Rama, pakkush sipas meje duhet të cuditej nga shprehja ‘votoni kandidatin tonë nëse doni të merrni financime projektesh nga qeveria’. Shumë media (sociale apo të formatit klasik) e identifikuan si problem të rëndë, u cuditën dhe e konsideruan si shantazh të hapur ndaj elektoratit dibran. Dhe kishin të drejtë! Ideja kryesore e sektorit programor të fushatës socialiste në Dibër, ishte një shantazh i hapur i qeverisë qëndrore ndaj votueve për ti shtrënguar ata të votonin kantidatin e tyre. Nga ana tjetër, kjo nuk ishte risi (nga ato që të tërheqin vëmendjen si për herë të parë), sepse prej vitesh tashmë qeveritë qëndrore akuzohen se mbajnë me hatër kryebashkiakët e tyre dhe persekutojnë financiarisht kryebashkiakët politikisht të kundërt. Vetëm pak ditë më parë i njëjti shantazh ju bë,