Posts

Showing posts from May, 2016

SHTATË RECETA NGA URBANISTIKA PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE. Mapo, 20. 05. 2016

Image
Ndryshimet klimatike janë një realitet që po e mohove të kap nga mënga e xhaketës. Përditë dhe më evidente bëhen ndryshimet e motit edhe në këtë vendin tonë. Duket se të jesh një vend territorialisht i vogël nuk të imunizoka as nga sëmundjet e dimensioneve të mëdha. Kurse të jesh i varfër, përvecse i vogël, të vështirëson shërimin nga sëmundje të tilla globale por me simptoma lokale. Sepse, megjithëse kontributorët për ndryshime klimatike janë vëndet më të mëdha dhe më të pasura, ndikimi i tyre në cilësinë e jetesës së gjallesave është pothuajse i njëjtë në të gjithë globin. Prandaj ato nuk duhen injoruar, as edhe nga një vend si Shqipëria, e cila duhet të veprojë me shpejtësi dhe zgjuarsi për të minimizuar dëmet e pariparueshme të ndryshimeve klimatike. Ndoshta është herët të flasim për Konferencën ‘Mbi Ndryshimet Klimatike’ të Kombeve të Bashkuara (COP 21), e cila u mbajt në Paris dhjetorin e kaluar dhe vendosi synime që pritet të konsiderohen pas vitit 2020. Trajtimet afatgjata ja

TRANSFERTA E TË DREJTAVE TË PRONËSISË, VALA E PESTË E SPEKULLIMIT! Mapo, 11. 05. 2016

Image
Për shumë vite industria e ndërtimit ka rezultuar si kontribues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Vecanërisht industria e ndërtimit të ndërtesave për banim. Arsyet kanë qënë të shumta, por më të spikaturat janë këto në vijim. Së pari, është dimensioni kulturor. Shqiptarët e shikojnë banesën si dicka që duhet pasur në pronësi dhe jo në përdorim. Së dyti, ishte varfëria e stokut të trashëguar të banesave, dhe shpërndarja e tyre e gabuar (sipas kuptimit se të gjithë duhet të jetojmë në Tiranë). Këto prodhonin një nevojë të shumfishtë, në raport me një industri që i përgjigjej vetëm rritjes natyrore demografike. Përball kësaj nevoje u vendosën edhe arsyet që vijnë nga mundësitë. Së pari ishte hapja e tregut të banesave ndaj sektorit privat të ndërtimit. Së dyti ishte paraja e lirë (nga tregtia, remitancat, korrupsioni) që gjendej në duart e shqiptarëve. Mirëpo, ekzistencat që përshfaqen edhe foshnjore edhe gjigante, gjithmonë përfshijnë deformime të lindjes dhe të rritjes. Në rastin

TË DREJTAT E PRONËSISË DHE PLANI I TIRANËS! Mapo, 03. 05. 2016

Image
Intervista e arkitektit italian Stefano Boeri, dhënë gazetarit të Top Channel, duket se ka përfshirë shumëkënd. Vecanërisht shprehja‘duke prishur pallatet e Enverit dhe duke ndërtuar pallate të reja’. Jo për të mbrojtur Boerin por për të qënë të ndershëm, duhet thenë se për asnjë moment arkitekti nuk foli për pallate por për ndërtesa. Dhe me ndërtesa nënkuptohen si ato përdhese edhe ato shumë katëshe, që ne i quajmë pallate. Kjo për opinionin e gjerë, kurse nga qasja profesionale mund të themi se dy janë mënyrat (në dominancë të njërës) për rritjen e qytetit! Ose nëpërmjet tejshtrirjes duke shkatërruar territore natyrore, ose nëpërmjet densifikimit duke shkatërruar ndërtesa të vjetra. Në një konteks të caktuar gjithkush mund të ketë preferencën e tij, kurse nga qasja profesionale në konteksin e sotëm, unë përzgjedh dominancën e variantit të dytë. Me një fjalë, nëse z. Boeri pranon se zëvendësimi duhet të filloj nga ndërtesat më të vjetra përdhese prej qelpici të fillim shekullit të k