Posts

Showing posts from April, 2016

TË GJITHË SYTË TE PLANI I TIRANËS! Mapo, 26. 04. 2016

Image
Strategjia mediatike multiaktorëshe për të manipuluar publikun, në lidhje me planin e Tiranës, këto ditë u bë akoma më evidente, kur rreth 20 gazetarë shqiptarë u përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për një udhëtim të sponsorizuar në Milano. Mediapartner e z. Rama, Top Channel, e humbi eksluzivitetin dhe shumë gazetarëve, nga më të mirët e mediave më të mira të tregut mediatik shqiptar, ju dhurua së bashku me një fundjavë të gjitha të paguara edhe mundësia perspektive që të kontribuojnë në ngritjen kulturore të qytetarëve të Tiranës deri në atë pikë sa të luten për realizimin e ëndrës së Kryebashkiakut. Roli prej protagonisti nuk ju hoq, dhe nuk mund ti hiqej, kryearkitektit italian të planit të Tiranës, z. Boeri. Ai luajti rolin e të zotit të shtëpisë duke i prezantuar gazetarëve shqiptar kryeveprën e tij arkitektonike, ‘pyllin vertikal’ në Milano. Sidoqoftë, deri në pikën teorike që të na mbushin mëndjen, ngelet një proces i gjatë për të matur empirikisht se, deri në cfar

SUPERINTERVISTA QË PO NA PARALAJMËRON. Mapo, 21. 04. 2016

Image
Në respekt të këshillave të mjekut dhe disa përfundimeve që kam arritur nga eksperienca jetësore në lidhje me planifikimin për një shëndet të mirë, unë u qëndroj sa më larg që të jetë e mundur komunikime në lidhje, por jo vetëm, me planin e Tiranës. Vrastare kjo për një ekspert që interetesi profesional i kërkon të jetë sy e veshë për të kapur cdo informacion mbi cështjet apo debatet bashkohore të fushës së tij! Por, frytdhënese për shëndetin e një njeriu të paaftë të dëgjoj, diagnostikime “shkencore” të tilla si ‘tërmetet bien se lëviz balena e tretë që mban në shpinë tokën e sheshtë’, dhe të mos i shkoj tensioni 18-të. Në këtë pikë nuk mund të ri dot pa falenderuar qeverisjen, e cila po e trajton cështjen më publike ndonjëherë, planin e Tiranës, sikur të ishte sekret shtetëror. Megjithëse flitet për kushtetutën urbane të qytetit, qytetarët duhet të mjaftohen me ndonjë mesazh alien që vjen nga kryearkitekti i planit të Tiranës, italiani Boeri. Një ndër këto mesazhe eliene arriti ti

24 TALLJE PUBLIKE ME PUBLIKU! Mapo 13. 04. 2016

Image
‘Planet rregulluese të qyteteve dhe të fshatrave me qëndrat e tjera të banuara brenda tyre, të qëndrave turistike kombëtare dhe studimet pjesore urbanistike, para se të miratohen, i shtrohen gjykimit të masës për një periudhë kohe deri në një muaj’- do të theksonte neni 6 i dekretit nr. 5747, dt. 29. 6. 1978, i Presidiumit të Kuvendit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ‘Mbi hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe fshatrave’! Që, për ta gjeneralizuar dhe për ta aktualizuar kuptimin, do të thotë se nëse Komiteti Ekzekutiv i Rrethit (sot Bashkia), do hartonte një studim pjesor të sheshit Skënderbej për ti ndryshuar formën, funksionin apo përdorimin duhej ta afishonte që masat të shprehnin mendimin e tyre për këtë studim. Një ushtrim i ngjashëm me atë të Planit Frances të qëndrës së Tiranës që u afishua në një ndërtesë të përkohshme në sheshin Skënderbej, në epokën Rama të qeverisjes së Tiranës urbane. E bëra këtë parantezë të mërzitshme por

OPOZITA E PESË PEMËVE. Mapo, 05. 04. 2016

Image
Partiakja triumfoi mbi politiken, në debatin mbi ndërtimin apo jo të një luna parku në territorin e gjelbëruar të Parkut të Liqenit. Ashtu sikurse pritej dhe sikurse cdo herë, politikja u ekzekutua nga partiakja. Aktorët e shoqërise civile u larguan ose u asimiluan nga strukturat partiake, të cilat tashmë mund të luftojnë mes njëra-tjetrës, në gjuhën e tyre. Pozita me z. Veliaj në ballë, u mbushi mëndjen një pjese të aktorëve shoqëror se aty nuk do të pritet asnjë pemë dhe nuk do të hidhet asnjë metër kub beton. Kurse opozita zyrtare, deputetë dhe koordinatorë të PD-së, bindën pjesën tjetër se ndërtimi i këtij luna parku është e keqja më e madhe që ka gjetur shqiptarët e sotëm. Në fakt, të bën të ndihesh si “jashtë shtetit” kur dëgjon se partitë kryesore shqiptare po kacafyten mes vetes për një cështje pemësh dhe betoni. Sikur kacafytja fizike të zëvendësohej me polemika intelektuale, do ishim gënjyer të gjithë se ‘ata po zihen për të mirën e qytetarëve’! Sepse duhet thënë që në filli