Posts

Showing posts from March, 2016

CMËND PRONARI! Mapo, 24. 03. 2016

Image
Në këto vite tranzicion kemi parë shumë cudira në këtë Shqipërinë tonë të mjerë. Një ndër to, kanë qënë uljet fiktive të cmimeve në dyqanet e butiket e veshjeve. Në fasadat e xhamta të tyre mund të shikoje turli mënyrash vizive për ti bërë klientët të hyjnin e të blejnin veshje me cmime “disa fish më të ulta”. Sidoqoftë, mjaftonte një sy i stërvitur dhe lehtësisht dallohej se cmimet ishin të njëjta me një muaj më parë. Aq konsistente e joproduktive u bënë këto tentativa saqë pronarët as nuk merrnin më mundimin ti ndryshonin apo ti hiqnin. Një ndër to ishte aq goditëse sa më ka ngelur në memorie edhe sot e kësaj dite. ‘Cmënd pronari. Fal produktin e dytë’- ishte promocioni që arriti të tërheqi brenda butikut, shqiptarët e “pamanipulueshëm më” nga mënyrat fiktive të marketingut. Mirëpo, të ndihesh i pamanipulushëm më, nga marketingu, është parakusht që të rimanipulohesh. Sidomos nga pronarët që cmendin dhe dhurojnë. Në të njëjtën skenar gjendemi këto ditët e fundit kur pronari i Tir

EDUKATORI I POPULLIT! Mapo, 18. 03. 2016

Image
Përvec punëve prej supermeni të këtyre javëve të fundit, kryebashkiaku Veliaj, ju rikthye edhe një prej ëndrave bazike të tij. Ëndrës për të edukuar shoqërinë shqiptare. Thënë më specifikisht edukimit të dynjasë për të pastruar mjedisin rrethues ku jeton. Të djelën që shkoi, kryebashkiaku thërriti gjithë banorët në një aksion për të pastruat qytetin. Zhulit të Tiranës, kryebashkiaku i ka shpallur luftë që para se të punonte drejtpërdrejt për qytetin. Është e papranueshme për nivelin e tij të pastërtisë personale, pislliku që e ka pushtuar Tiranën në katër vitet e fundit, por më acaruesja për nivelin e tij të aktivizimit qytetar, është pasiviteti i dynjasë ndaj kësaj gjëndje. Sikurse edhe në 25 nëntor 2013, kur Eri ishte ministër dhe kërkoi kontributin e gjithë shqiptarëve për të ‘pastruar Shqipërinë në një ditë’, edhe kësaj here unë nuk ju përgjigja pozitivisht. Unë nuk shkova të pastroj, në mënyrë të organizuar e drejtuar nga lart, as zhulin e gjithë Shqipërisë dhe as zhulin e Tiran

SEHIRHANET E DEMBELAVE ! Mapo, 10. 03. 2016

Image
Ishte zbavitëse të dëgjoje një eksponent të rëndësishëm të maxhorancës, në një emision televiziv, ndërsa ky po shpjegonte super reformat e qeverisjes Rama. Zbavitja i la vendit të qeshurës së fortë të dy opinionistëve dhe drejtueses së emisionit, kur eksponenti ju përgjigj pyetjes së shumëherë përsëritur, për të indikuar një reformë të përmbyllur tashmë të kësaj qeverie. E qeshura më përfshiu edhe mua, dhe besoj shumëkë që e dëgjoi, kur eksponenti përplasi në eterr shprehjen lapidare ‘reforma e Rilindjes urbane’. Për ata që nuk e dinë, partiaku po fliste për një projekt me impakt shumë negativ në demokracinë lokale dhe proceset decentralizuese të vendit. Në fakt, projekti ka valenca negative jo vetëm në kuptim demokratik. Ai gëlltiti 11.2 miliard lekë të shqiptarëve në dy vitet e fundit për ‘rilindjen e shesheve qëndrore të disa qyteteve’, ndërkohë që impakti real në dimensionin urban shkon nga zero drejt negatives. Që të ishim shkencërisht të saktë do ishte mirë të bënim një analizë

ËSHTË POLITIKE, O MIK! Mapo, 01. 03. 2016

Image
Debati ndërpartiak se ‘kur iku gjermani i fundit nga Shqipëria’ përvecse më pafruti në këto 25 vjet është edhe simboli i mënyrës sesi bëhet politikë në Shqipërinë e tranzicionit të përhershëm. Mirëpo, vetëm pak ditë më parë media na njohu me një informacion që duket se i rëzon plotësisht të dy “tezat politike” të debatit. Pra gjermani i fundit nuk paska ikur as në 28 dhe as në 29 nëntor 1944. Sepse, gjermani i fundit është akoma në Shqipëri. Ai po ushtron profesionin e arkitektit-urbanist, për një sërë punësh ndërtimore në disa qytete që po rilindin, ku spikat zhvillimi i një kënd lojrash për fëmijët e Tiranës te parku i liqenit. Nuk do ta kishim mësuar kurrë këtë fakt historik, nëse ai nuk do të kishte dalë publikisht në media për të shprehur cudinë e tij, në lidhje me kundështinë e shoqërisë civile ndaj këtij projekti. Më shumë se u cudit, arkitekti gjerman na cuditi, kur pohoi se ishte vet ai që kishte përcaktuar domosdoshmërinë dhe lokalizimin e këndit të lojrave. Me një fjalë, qy