Posts

Showing posts from February, 2016

KAPITULLIMI I KRYEBASHKIAKËVE TË RINJ. Mapo, 17. 02. 2016

Image
Cudia ndodhi! 26 nga kryebashkiakët e rinj nënshkruan marrveshje për hartimin e Planeve Vendore me qeverinë qëndrore. Cudia disafishon përmasat po të kujtojmë vecoritë e karakteristikat qeverisëse të saj: fasadiste, demagogjike dhe populiste; policore dhe qeverisje me një nivel. Dimensioni fasadist, demagogjik dhe populist i kësaj qeverie lexohet shumë lehtë në të gjitha projektet dhe aksionet e saj, mjafton të peshojmë produktin konkret të tyre në shërbim të qytetarëve, në raport me, impaktin viziv e mendor te qytetari që qëndron përball ekranit të televizionit, kompiuterit apo smartfonit. Po kaq evident është edhe dimensioni policor. Policinë e militarizuar - të pajisur me armë të rënda e mjete të konfliktit urban - e parashutuan në cdo cështje të mosfunksionimit të agjensive të shtetit. E dërguan të mbledhi paratë e energjisë elektrike, të prishi dhe të parandaloj ndërtimet paleje, apo të sulmoj e largojë shitësit ambulant. Te dimensioni centralist, do të doja të ndalesha më shumë

SHTATË CËSHTJE MBI PARKIMIN RINIA. Mapo, 09. 02. 2016

Image
Akoma pa na kaluar coroditja nga vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë për të zhvilluar një parkim nëntokësor te Parku Rinia, mësojmë se administrata Veliaj paska një projekt për të ndërtuar edhe dhjetë të tillë në zonën qëndrore të Kryeqytetit. Bile ky, si një i tërrë, nuk qënka gjë tjetër vecse një nga komponentët e një plani prej pesëdhjet projektesh urbane që administra lokale paska gati për implementim për Tiranën, nën Rilindje! Paralelisht, administrata në bashkëpunim me një arkitekt italian dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban ka startuar procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, dhe kjo krijon një absurditet logjik. Si mund të dish nevojat dhe të përcaktosh projektet prioritare në qytet nëse nuk ke bërë një plan urban për të!? Kjo është njësoj si, kur shkon te mjeku, pa i thënë akoma shqetësimet që ke dhe pa dalë akoma me një diagnozë, mjeku të të japi një seri recetash me barna, për tu “shëruar”! Në fakt, edhe kjo ndodh me mjeksinë shqiptare kur mjeku është sekser i fa

LEKSIONI QË PD DUHET TA MARRI NGA VETJA E DY DEKADAVE MË PARË. Mapo, 04. 02. 2016

Image
Pas 25 viteve tranzicion nga ekonomia e centralizuar drejt ekonomisë së tregut një shoqëri, si shoqëria shqiptare, ka nevojë të ulet dhe të mendojë se kush janë arritjet. Ku jemi pas një udhëtimi kaq të gjatë? Pas 25 vjetësh, nëse krahasohemi me veten, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Kemi të njëjtin model ekonomik të 25 viteve më parë: modelin pamodel! Një rëmujë ekonomike nga e cila fitojnë vetëm një kastë e vendosur dhe e konsoliduar mirë pranë politikës. Këta shqyejnë koncensionet dhe tenderat publikë. Me një fjalë: paratë e pjesës tjetër të shqiptarëve të sotëm (taksat) dhe të shqiptarëve të nesërm (borxhin publik). Shtresa e mesme, më së shumti, janë burokratët dhe nëpunësit e shtetit. Vetëm ata kanë një rrogë të përtypshme dhe të sigurtë, të paktën për katër vjet. E keni parë se kjo është një nga betejat më të rëndësishme politike. Partitë janë shumë të ndjeshme ndaj vëndeve të punës në administrate, sepse janë të vetmet që mund të shpërndajnë si favore për mbështetësit e t