Posts

Showing posts from December, 2015

I FUNDIT I BUNKERËVE NJË ‘SHKELJE SYRI ME NËNKUPTIM’! Mapo 14. 12. 2015

Image
Prej muajsh tashmë, opinioni publik ishte njohur mbi një inisiativë kryeministrore të artit urban, për ndërtimin e një bunker pranë Ministrisë së Brendshme. Kishte përcjellë, gjithashtu, inisiativat e mbetura në tentativë të shoqatave të të përndjekurve politik për ta shkatëruar atë, porse gjithmon i keq informuar mbi vendndodhjen e sakt të tij. U desh protesta antiqeveritare e 8 dhjetorit që shqiptarët të mësonin vendin ku po ngadhnjente i ‘fundit i bunkerëve’. Ndryshe nga cfarë ishte thënë, nga media e gjithkush që foli për të, ai nuk ishte ndërtuar pranë Ministrisë së Brendshme, porse në mes të godinës së Ministrisë së Zhvillimit Urban, ku ajo vendoset sot dhe ku ajo gjendej para 2013-s. Dhe specifikisht, ngjitur me dritaret e zyrave të drejtorisë së strehimit social. Megjithëse rastësore, një simbolikë shumë domethënëse për shqiptarët që e njohin raportin e banesave me bunkerët në sistemin e kaluar. Sistemi, nga ku evokohet ky objekt (bunkeri), që do na mbronte nga sulmet e Nato

INEPTOKRACIA RILINDASE DHE PLANET KOMBËTARE TË TERRITORIT. Mapo, 07. 12. 2015

Image
Nëse do të ishim të detyruar të emërtonim qeverisjen Rama të këtyre dy vjetëve me vetëm një epitet, pa mëdyshjen më të vogël do të përdorja titullin ‘Ineptokraci’. Për një kuptim të gjerë të këtij epiteti mund të themi se kështu quhen qeveritë që karakterizohen nga lider inkompetentë. Për ta zbutur pak hidhësinë e përkufizimit, jo pa qëllim përdora dy fjalë të huaja por gjerësisht të njohura. Megjithëse mund të ishte interesante, nuk do hyjmë në historikun e termit porse mund të prekim etimiologjinë e saj. Kjo fjalë, cka e bën edhe më të pushtetshme, vjen nga dy gjuhë të ndryshme: nga frengjishtja fjala ‘inep’, që do të thotë ‘i paaftë’, dhe; ‘cratos’nga greqishtja e vjetër, që do të thotë ‘pushtet’. Përjashtuar ndonjë gjitholog të vetmuar, vështirë të gjendet sot ndonjë zë publik që vlerëson pozitivisht veprimet thellësisht inepte të kësaj qeverisje. Tashmë, në këtë varg të gjatë janë reshtuar edhe eksponentë nga gjysma LSI-ste e kësaj qeverisjeje. Përjashtim bën vetëm nukli ojq-is