Posts

Showing posts from October, 2015

DEBATI I DJATHTË NIS NGA PRONËSIA MBI TOKËN. Mapo, 29. 10. 2015

Image
Prej muash tashmë është krijuar perceptimi publik se në Pd-ë ka dy linja, që kundështojnë njëra tjetrën. Grupi i të rinjve, që përmbledh hyrjet e reja dhe drejtohet nga z. Basha, dhe grupi i të vjetërve që përfshin qëndrimtarët dhe udhëhiqet nga z. Berisha. Në fakt, që në këtë përshkrim teoria është konfuze në vetvete, por, sidoqoftë vazhdojmë. Grupi i të rinjve supozohet se ka drejtuar aksionin dy vjecar opozitar dhe vlerësohet si e paaftë të krijojë një opozitarizëm të fortë, si ai që vite më parë ka arritur të ndërtojë grupi i të vjetërve. Diferenca identifikohet te niveli i zërit me të cilin bëhen akuzat ndaj qeverisjes dhe niveli i dorheqjeve të kërkuara në fund të tyre. Këtu gjendet edhe disniveli i opozitarizmit midis dy grupeve, sipas perceptimit të cilit po i referohemi në këtë shkrim. Ndërsa, vet kundështia nga brenda, shprehet me akuza të grupit të të rinjve për korrupsion në qeverisje dhe imoralitet në jetët personale të individëve të grupit të të vjetërve. Nëse akuzat pë

STREHIMI - I PADREJTË - SOCIAL! Mapo, 14. 10. 2015

Image
Në një nga mbledhjet e para të Këshillit Bashkiak Tiranë, këshilltarët bashkiakë të majtë e të djathtë bashkuan votat për të miratuar një listë pjesore të përfituesve nga projekti i banesave sociale me qira. Më parë, kur Kryebashkiak i Tiranës ishte demokrati Basha, këshilltarët socialist e kishin bllokuar një tentativë të njëjtë me arsyetimin se lista nuk duhet të ishte pjesore por e plotë. Pra, numri i familjeve përfituese duhet të ishte i barabartë me numrin e apartamenteve të ndërtuara nga ky projekt social, që të merrte edhe votat e majta. Në pamje të parë, edhe pa ditur asgjë mbi projektin, është e dallueshme që dicka nuk shkon me këtë sjellje diametrikisht të kundërt të këshilltarëve socialist për këtë cështje. Praktikat e mëparshme por nga këndvështrime të cekta na drejtojnë në përgjigjen shabllon, tashmë, se kanë votuar sipas urdhërit politik. Dhe bën kuptim! Ndërsa në rastin e parë ishte propozim i armikut demokrat, në rastin e dytë ishte propozim i mikut socialist. Sikur cë

NGA BUNKERI I TRASHËGIMISË TE I FUNDIT I BUNKERËVE. Mapo, 29. 09. 2015

Image
Shkeljet e para ligjore të Kryebashkiakut të ri të Tiranës ju rezervuan bunkerit të trashgimnisë. E kam fjalën për ndërtesën në formë piramide, që ndodhet pranë godinës së Këshillit të Ministrave dhe që nuk dihet cfarë funksioni publik kryen. Në fakt, nuk dimë se cfarë funksioni kryen sot sepse kur u ndërtua, kjo godinë, shërbente të ‘shfaqte veprën e ndritur në vite të shokut Enver’. Kjo ishte puna e parë publike e ndërmarr nga administrata e re: meremetimi i bunkerit piramidë! Duket se ky ishte problemi i parë i Tiranës urbane, në këndvështrimin socialist. Shkeljet janë të shumta. Duke nisur nga ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit që kushtëzon nisjen e punimeve me pajisjen e investitorit me leje ndërtimi; duke vazhduar me një seri ligjesh mbi trashëgiminë, buxhetimin, prokurimin dhe organizimin e funksionimin e qeverisjes vendore; dhe duke e mbyllur me ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit që detyron kryerjen dhe dorëzimin e punimeve sipas një

NJË RISTART I DOMOSDOSHËM PËR QYTETET SHQIPTARE! Mapo, 16.09.2015

Image
Prishja e balancave të vendosura për 45 vjet nga rregjimi komunist, në fillim vitet ’90-të, provokoi një sërë ngjarjesh në Shqipërinë e tranzicionit. Më e dhimbshmja ndër to ishte eksodi masiv i shqiptarëve. Eksod, që kishte dy kahe. Shqiptarë që i largoheshin Shqipërisë drejt vendeve të perëndimit demokratik dhe me standarte jetese, dhe, shqiptarë që i largoheshin lokaliteteve të tyre drejt qyteteve të mëdha shqiptare që premtonin një jetesë më njerëzore. Parimi i qënësishëm i mbijetesës i kishte detyruar shqiptarët të lëshonin trojet e të parëve, dhe bashkë me to, edhe një mënyrë specifike jetese. C’ka e justifikon plotësisht nga pikëpamja morale dhe humane ngjarjen, porse prodhoi gjithashtu dy realitete shumë të shëmtuara demografike dhe territoriale. Sot Shqipëria ka më pak banor se një cerek shekulli më parë, dhe, c’ka është më e rëndësishmja për këtë shkrim, prishi balancën e shpërndarjes së popullsisë nëpër territorin kombëtar. Duhet thënë se, regjimi i një mijë e një të këqiav

CFARË I NEVOJITET SHQIPËRISË SË DIMENSIONIT TERRITORIAL? Mapo, 08. 09. 2015

Image
Rreth dy vjet më parë “Kryeministri i votuar” Rama startoi diskursin e tij me tematikën e zhvillimeve ndërtimore në territor. Një gjë shumë e mirë kjo, në parim, po të kemi parasysht sa keq janë trajtuar burimet natyrore e territoriale të vendit. Vecanërisht për një vend si Shqipëria, që akoma pas 25 vjetësh nuk po kupton rëndësinë që ka për një vend në tranzicion zhvillimi i qëndrueshëm, i zgjuar dhe gjithëpërfshirës i territorit. Gjë që merr kuptim jo vetëm në aspektin mjedisor, për një dimension të të cilit flasim shpesh, por edhe në aspektin ekonomik, social dhe politik, për të cilët flasim rrallë për të mos thënë asfare. Mirëpo, edhe ligjërimi kryeministror, që më tej u kthye në aksione, masa dhe veprime qeverisëse, nuk na hapi një derë të re. Përkundrazi, e dëmtoi rëndë procesin e ndërtimit të një kulture tjetër të zhvillimit të territorit, duke e kthyer mbrapsht dhe akoma më larg targetit kombëtar që duhet të kishim. Për qasjen e mbrapshtë të qeverisjes Rama ne kemi folur dhe do

‘HYRJA E PARKUT’, VALA E TRETË E SPEKULLIMIT NË TREGUN E BANESAVE. Mapo, 27. 08. 2015

Image
Shtatori po afron dhe ‘jurisë ndërkombëtare’ i duhet të marri një vendim teknik për fituesin e konkursit ndërkombëtar për projektin e ‘Hyrjes së Parkut’. Konkursi u zhvillua dhe, cuditërisht, juria morri kohë shtesë për të përcaktuar fituesin e garës. Nuk mund ta themi se kujt do i duhet më shumë kohë, jurisë për të vlerësur projektet apo projektuesve për ti krijuar ato, sepse akoma nuk dimë datën kur kjo garë u shpall dhe datën kur konkursi do të kurorëzohet me fitues. Të vetmet gjëra që dimë janë ato që pamë, ‘live on Tv’. Gjithcka nisi me një skec ‘de javu’ kryeministror. Ndoqëm, gjithashtu, prezantimin e disa hartave me vizatime të bukura që me shpejtësi pushtuan edhe facebook-un. Më tej, njohëm të cudnuar verdiktin e jurisë për ta shtyrë shpalljen e fituesit për dy muaj të tjerë. Ndërsa ato që nuk dimë, janë ato që nuk pamë! Ato që Tv-të apo Fb-u nuk na e thonë dot. Kur, dhe, kush e morri vendimin që ‘Parkut të Liqenit’ i duhej një hyrje e volumtë betoni?! Si, dhe, kur ja prezant

FESTIVAL PROPOGANDE APO NJË PLAN PËR TIRANËN? Mapo, 12. 08. 2015

Image
Ditën e dytë të punës së tij si Kryebashkiak i Tiranës, z. Veliaj, i iku shëtitjeve me autobus, për të pritur në një takim pune Ministren e Zhvillimit Urban. Në fakt, është hera e parë që ministria e Zhvillimit Urban konsiderohet si aktor në cështjet e zhvillimit urban, dhe kjo është për tu përshëndetur. Me cështjet politike të zhvillimit urban, këto dy vjet qeverisje socialiste, zakonisht janë marrë drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese e të varësisë ose vet Kryeministri. Dhe kjo nuk ka qënë për tu përshëndetur, prandaj ne nuk e kemi bërë. Bile, me cështjet urbanistike në Shqipëri nuk janë marrë as kryebashkiakët, që duhet thënë se e kanë detyrë eksluzive për territoret nën juridiksionin e tyre. Sidoqoftë, për ti ikur diskursit mbi marrdhëniet demokraci shkatëruese të qeverisë qëndrore me qeverinë vendore, që duket se do kapin një nivel tjetër, takimi në fjalë u zhvillua për ‘fillimin e Planit të Zhvillimit Territorial të Kryeqytetit’. I premtuar prej 13 vitesh Plani Vendor i Ba

‘BULEVARDI I RI’, MODELI I VONUAR AQ SA TASHMË DËMTON. Mapo, 04. 08. 2015.

Image
Dëmi më i jashtëzakonshëm që i është bërë popullit shqiptar në këto 25 vjet tranzicion është se e penguan të kuptonte magjinë e demokracisë dhe të tregut të lirë. Edhe sot, pas një cerek shekulli udhëtim, gjenden shqiptarë që mendojnë se ‘për ca gjëra në kohën e Hoxhës ishim më mirë’. Një tmerr vetëm ta dëgjosh këtë konstatim! Në fakt, është e lehtë të kundështosh në diskurs shumicën dërmuese të gjërave ‘që ishin më mirë në atë kohë’, sepse vijnë nga kuptime të gabuara për sistemin e ri, dhe nga qasje të vjetra ndaj tij. Një tmerr i pafund, kur kupton se për një gjë kanë të drejtë! Kur sheh sesi, politika, masa apo vendimmarrje politike apo administrative (të gabuara deri në kriminale), kanë prodhuar një ‘gjë’ të tillë. Me dhimbje, më duhet të pranoj se qëndrat e banuara dhe blloqet e banimit në to, ishin më mirë të perceptueshme për banorin, në atë kohë sesa sot. Teorikisht, e parë nga “katedra” universitetesh duket e pamundur. Si mundet një kohë, kur mungonin thuajse fare mjetet fi

‘BULEVARDI I RI’, NJE GABIM KOMBETAR I TIRANËS METROPOLITALE. Mapo, 28. 07. 2015

Image
Tashmë është gjithmon e më evidente se, nëse ka një gjë për të cilën partitë shqiptare bien dakort, janë projektet ndërtimore që bien në kundështi me interesin public të qytetarëve të Tiranës. Cuditërisht, “ky kompromis” i shkon shumë për shtat interesave speciale të “industrialistëve” të ndërtimit. Më parë, ne kemi folur për një “marrveshje xhentëllmenësh” të dy partive kryesore, për të moszhvilluar zonën më qendrore dhe historike të Tiranës, sikurse është ‘Pazari iRi’. Arsyeja pse kjo zonë u la në mungesë investimesh private, që do kishin tërhequr më pas edhe investime publike, vjen nga fakti se ato banesa të vjetra, janë shumë të vështira për tu menazhuar nga sekserët e trojeve. Në fakt, jo banesat e ndërtesat, por pronarët e tyre janë një makth për sekserët dhe firmat e ndërtimit pas tyre, të cilat janë mësuar që ngërci i vetëm, i një projekti ndërtues, të jetë Kryetari i bashkisë dhe njerëzit e tij. Ky është për ta shqetësimi i vetëm për tu fokusuar dhe jo planet urbane, projekte

‘BULEVARDI I RI’, NJË FLLUSKË PRONASH TË PALUAJTSHME. Mapo, 21. 07. 2015

Image
Opinioni publik beson se një nga faktorët që ndikoi në cvlerësimin e mandatit të z. Basha, është mosmbajtja e një prej projekteve të tij më të bujshme. Bëhet fjalë për ‘Bulevardin e Ri’ të Tiranës. Më sakt, një shtesë e re në vijmësi të Bulevardit ‘Zogu i Parë’ që fillon nga ‘Stacioni i Trenit’ dhe vijon po aq gjatë sa ekzistuesi. Në fakt, ka një kontradiksion të fortë e vetkundështues në diskursin për këtë projekt të ish drejtuesve të bashkisë Tiranë, përfshirë këtu edhe ish Kryetarin. Njëri thotë se ishte premtim elektoral i mbajtur në letër dhe i paimplementuar përshkak të bllokimit politik! Dikush, se nevoja për një shtrirje të re urbane u identifikua nga teknicienët kombëtar dhe ndërkombëtar përgjatë procesit të hartimit të Planit Vendor! Një tjetër, se ishte ide e origjinalizuar në konsultimet me komunitetin, dhe propozuar nga vet qytetarët! Kjo rrëmujë justifikimesh na drejton në vëzhgime më të thella. Sigurisht, që nuk mund të gënjëjmë veten e të pranojmë se kjo është një id

NJË SHANS QË OPOZITA NUK DUHET TA HUMBI PËR REFORMËN TERRITORIALE. Mapo, 13. 07. 2015

Image
Zgjedhjet vendore u mbyllën. Ato u kryen mbi hartën e re administrativo-territoriale, dhe këtu nuk ka asgjë për tu cuditur. Opozita pranoi të futej në një garë lokale ku gjërat që diheshin ishin vetëm dy. Numri i banorëve dhe sipërfaqja e territorit të njësisë administrative. Porse, as atherë ku gara nisi, dhe as sot kur gara ka përfunduar, nuk dihet se mbi cfarë ‘funksionesh të veta’, ‘funksionesh të përbashkëta’ dhe ‘funksionesh të deleguara’ do ushtrojnë pushtetin që fituesit i është deleguar nga zgjedhësit. Duket si lojë fjalësh, por ky është realiteti postzgjedhor. Mjafton ky fakt për të vlerësuar nivelin e demokracisë në vend dhe përgjeshmërinë e elitës politike ndaj votuesit. Ndoshta sot nuk e kuptojmë, sepse jemi brenda ngjarjes, por pas disa vitesh edhe ne vet do e kemi të vështirë të besojmë cfarë ka ndodhur. Ne, në vitin 2015 kemi kryer zgjedhje vendore për të përcaktuar kush do jetë ushtruesi i pushtetit, por pa ditur kush është pushteti që do ushtrohet! Vetëm me një hartë

E FUNDIT PËR LEGALIZIMET PAFUND. Mapo, 03. 07. 2015

Image
Akuza më e qënësishme që i ka bërë z. Rama, asokohe Kryeopozitar, z. Berisha, asokohe Kryeministër, në fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2011, ka qenë përdorja e procesit të legalizimeve për të demagogjizuar elektoratin. Dhe ka pasur shumë të drejtë! Z. Berisha shpërndau ‘leje legalizimi’ në shumë zona informale. Që nga ajo kohë na vjen shprehja ‘Shaban tapia’, që etiketonte këtë lloj leje dhe përfshinte me sarkazëm emrin e drejtuesit të agjensisë që po e zbatonte këtë projekt. Procesi i legalizimeve kishte nisur prej gjashtë vjetësh dhe rezultatet ishin shumë larg pritshmërive publike. Në “përgjigje” të këtij ngërci, qeveria Berisha, sa herë afroheshin zgjedhjet i vendoste nga një andër sistemit rregullator. Ajo ose përfshinte ndonjë grup të ri përfituesish (duke zgjatur shtrirjen e procesit apo duke zgjeruar shtrirjen territoriale), ose ulte kostot e legalizimit për familjet përfituese. Kështu vazhdoi “procesi i legalizimeve”, andër pas andre deri në vitin 2013, ndërkohë që re

VARFËRIMI SI PRODUKT I MORATORIUMIT TË TIRANËS. Mapo, 24. 06. 2015

Image
Vetëm dy javë përpara zgjedhjeve vendore, qeveria qëndrore, miratoi Vendimin e Këshillit të Ministrave ‘për përcaktimin e vlerës minimale të cmimit të referencave të qirave për ndërtesat me qëllime tatimore’. Nëse do i referoheshim titullit të këtij vendimi, qeveria kërkon të rregulloj një element të taksimit, sikurse është ajo e të ardhurave që familjet apo individët realizojnë duke dhënë me qira ndërtesa në pronësi të tyre. Mirëpo, nëse e shikojmë pak më thellë, do konstatojmë se draftuesit kanë synuar tjetër gjë. Kanë synuar përcaktimin e një qiraje praktike të rregulluar nga shteti, kur kanë theksuar se qiraja për cdo banesë duhej përcaktuar në kontratën noteriale dhe kjo qira nuk mund të ishte më e ulët se tre të mijëtat e cmimit së shitjes së saj. Edhe këtë të fundit (vleftën minimale të shitjes), gjithashtu, e përcakton qeveria qëndrore nëpërmjet një vendimi të saj të përvitshëm! Pa hyrë në analiza mbi temën se cfarë të drejte ka një qeverisje për të përcaktuar deri në këtë det

MORATORIUMI I TIRANËS SI INSTRUMENT I INTERESAVE SPECIALE! Mapo, 17. 06. 2015

Image
Fushatës së zgjedhjeve vendore i erdhi fundi. Kandidatët shpallën një “himalajë” premtimesh përgjatë saj. Premtime që, jo vetëm nga ana sasiore por edhe nga ana cilësore, të kujtonin një film komik italian të viteve të fundit. Shpresoj shumë ta keni parë këtë film dhe nëse jo, ju’a rekomandoj me forcë. Ngjarja në film zhvillohet në një qytezë të Italisë së Jugut, dhe shtjellon rrugëtimin e skafistit Cet Gjithkushi drejt kolltukut të ‘qytetarit të parë’ të bashkisë së tij. Skafisti Cet, që interpretohej nga aktori Antonia Albaneze, përzgjidhet nga një grusht njerëzisht me interesa speciale, nëpërmjet seleksionimit në një garë “vlerash”. Dhe ishte vërtetë një garë “vlerash”, megjithëse e mbyllur dhe me numër të kufizuar garuesisht. Vecse, “vlerat konkuruese” vështirë të thuhet se lidheshin me nevojat reale të qytetit. Fituesit i duhej të ishte besnik ndaj propozuesve, deri në pikën që të ndanin interesa të përbashkëta, për të mbrojtur dhe zhvilluar këto interesave speciale ndërsa shti

NASTRADIN EFENDIA DHE KRYEPREMTIMI PËR TIRANËN URBANE! Mapo, 10. 06. 2015

Image
Shumica e shqiptarëve e njohin Nastradin efendin, kështu që nuk e konsideroj të nevojshëm prezantimin me të apo punën e tij, në përgjithësi. Prandaj po kaloj direkt te një nga historitë e tij më pikante. Te historia e një dialogu konfliktual të tij me Drejtorin e Ndërmarrjes Komunale-Banesa të fshatit të tij. Ndërsa ky i fundit ecte me shpejtësi, Nastradini nga veranda e pyeti se për ku dhe pse po nxitonte. Drejtori ju përgjigj se për dy orë i duhej të ishte në Selinë e Partisë në qytet, ndërsa përshpejtoi hapat. Sapo Nastradin efendia dëgjoi përgjigjen e drejtorit, u ngërdhesh duke i thënë se edhe helikopter po të merrte nuk do arrinte kurrë për dy orë te Selia e Partisë që ishte te Sheratoni i qytetit, megjithëse rruga ishte vetëm dy kilometra e gjatë. Ishte ky “ofendim” që e bëri drejtorin të nxehej deri në atë pikë sa, megjithëse durimi ishte vlera që e karakterizonte dhe e lartësonte, t’ia kthente Nastradinit me të njëjtën monedhë. Debati cuditi gjithë fermerët që u gjendën aty,